Kosova e dorëzoi Raportin mbi përmbushjen e kritereve për liberalizimin e vizave

Ministri i Integrimeve Evropiane, Bekim Çollaku, në emër të institucioneve të Republikës së Kosovës, sot ia ka dorëzuar Raportin mbi përmbushjen e kritereve për liberalizimin e vizave, shefit të Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Samuel Zhbogar, në mënyrë që ai ta përcjell tutje tek Komisioni Evropian.

Në njoftimin e Ministrisë së Integrimeve Evropiane të Kosovës thuhet se, Raporti reflekton të arriturat në adresimin e rekomandimeve të raportit të Komisionit Evropian të vitit 2014.

“Mendoj që raporti gjithëpërfshirës që sapo kemi dorëzuar, do të jep një bazë të fuqishme për ta çuar procesin përpara. Puna e jonë nuk ka përfunduar këtu. Duhet të vazhdojmë me zbatimin e përpiktë të legjislacionit që mbulohet në udhërrëfyes. Shpresoj se hapat e radhës, duke filluar me një mision vlerësues nga Komisioni Evropian dhe shtetet anëtare do të mund të bëhen më shpejt, në mënyrë që pa humbur më shumë kohë t’i ofrohemi ditës kur qytetarët e Kosovës do të udhëtojnë pa viza në BE”, tha ministri Çollaku.

Në njoftimin e lëshuar nga Ministria e Integrimeve thuhet po ashtu se, pas pranimit dhe analizimit të Raportit, Komisioni Evropian do ta dërgoj një misionin vlerësues në Kosovë, për të vlerësuar në terren përmbushjen e kritereve për liberalizim të vizave.

Lajme të ngjashme

Back to top button