Pogba në finale për herë të fundit me Juven

Agjenti i Paul Pogba, Mino Raiola, ndodhet në kryeqytetin e Gjermanisë, në Berlin, për të ndjekur nga afër finalen e Ligës së Kampionëve, ndërmjet Juventusit dhe Barcelonës.
Raiola, duke folur për Sky Sport Italia, e ka lënë të hapur mundësinë e largimit të Pobgas nga Juventusi, këtë verë.
“Berlini mund të jetë ndeshja e fundit e Pogbas për Juventusin”, tha Raiola për Sky Sport Italia. “Ata nuk duan ta shesin atë, por kush e dëshiron, duhet ta blejë atë”.
Për Pogban, interesim të madh po shfaqin gjigantët si Real Madrid, Barcelona dhe Manchester City.

Lajme të ngjashme

Back to top button