Uashtington, deklarata e plotë e Han-it që nxit mos-shkuarjen e LSDM-së në Bruksel

Zëri i Amerikës botoi një video nga deklarata e sotme e Han-it. Deklarata se zgjedhjet e fundit të monitoruara nga OSBE-ja kanë qenë pozitive nxiti liderin e LSDM-së, Zoran Zaev mos do të shkojë në Bruksel për të vazhduar negociatat me kryeministrin Nikolla Gruevski për shkak të krizës politike në vend.

“Unë jam i plotësisht i ndërgjegjshëm rreth situatës aktuale në vend dhe kishte shumë diskutime mes opozitës dhe qeverisë për kohën më të përshtatshme për zgjedhjet e reja. Sigurisht ka nevojë për përgatitjen e mirë të tyre, ka disa defekte, duhet të ndryshojmë Kodin Zgjedhor, duhet të shqyrtojmë listat zgjedhore dhe disa elemente të tjera. Por gjithashtu dua ta theksoj se zgjedhjet e fundit në vend ashtu sikurse zgjedhjet e mëhershme u monitoruan nga OSBE-ja dhe kishte një raport përgjithësisht pozitiv, natyrisht adresonte disa defekte por përgjithësisht ishte raport pozitiv dhe këto zgjedhje u mbajtën vetëm në prill të vitit të kaluar”, deklaroi mes tjerash, Johanes Han, Komisionari evropian për fqinjësi dhe zgjerim.

Lajme të ngjashme

Back to top button