fbpx

“Katimerini”: Kontesti për emrin përkohësisht shkon në sirtar

Takimi i shefit të diplomacisë greke, Nikos Kozias me zëvendës- kryeministrin Fatmir Besimi, një pjesë e mediumeve greke e interpretuan si hapje të qeverisë greke ndaj faktorit shqiptar.

Gazeta greke “Katimerini” vlerëson se takimi ka qenë përpjekje që të thyhet akulli me qeverinë maqedonase, por edhe të bëhet  hap drejt bashkëpunimit me faktorin shqiptarë.

Sipas analizës së gazetës, takimi me Besimin është hapje drejt faktorit shqiptar jo vetëm në Maqedoni, por edhe ndaj shqiptarëve në tërë rajonin. Sipas burimit të njëjtë, hapi i tillë konsiderohet si pozitiv dhe në drejtim të përmirësimit të lidhjeve greko- shqiptare pas tensionit që u krijua mes Athinës dhe Tiranës kohëve të fundit.

Krahas këtij elementi, “Katimerini” nënvizon se bisedat mes dy politikanëve kanë qenë përpjekje e qartë që të krijohet klimë më e mirë dhe kuptim më i mirë rreth çështjeve të ndryshme dypalëshe, bashkëpunimi mes- kufitarë dhe bashkëpunimi rreth programeve evropiane.

“Masat për ndërtimin e besimit në këtë mënyrë zhvillohen si mënyrë për bashkëpunim racional, si shtyrja përpara e programeve evropiane ndërsa kontesti për emrin duket se të paktën përkohësisht do të vendoset në sirtarë sepse as kushtet në IJRM nuk janë të volitshme e as Athina shpejton ndërsa kohën e fundit izolimi i Gruevskit bëhet politikë e shpeshtë evropiane”, thuhet në tekstin e “Katimerini”.

Back to top button