A do të këtë Liberalizim vizash në Janar të vitit 2016?

Sot, Ministri i Integrimeve Evropiane, Bekim Çollaku ka dorëzuar raportin e fundit gjithëpërfshirës të institucioneve të Republikës së Kosovës mbi përmbushjen e kritereve të udhërrëfyesit për liberalizim të vizave tek Përfaqësuesi Special i BE-së Samuel Zhbogar që ta përcjellë atë te Komisioni Evropian. Me këtë raport dhe paralajmërimet e tij mediatikë ditëve të fundit thuajse i kemi përmbushur kriteret dhe fajet kryesore e ka vet BE-ja, duket se gjithçka është në mënyrë perfektë dhe ne duhet te ndihemi te relaksuar, por e vërteta nuk është kështu.

Mirëpo cila është e vërteta për vizat? A mund të këtë liberalizim të vizave në janar të vitit 2016? Apo a është edhe një seri premtimesh që nga viti 2008, mbetet të shihet. E vërteta është se plotësimi i udhërrëfyesit për vizat është vetëm një dokument-raport i hartuar nga zyra e subjekteve përgjegjës për këtë proces, dhe nuk ka përparim konkret në teren të cilët Komisioni Evropian tashme e di. Disa nga kushtet për liberalizim të vizave janë:

  1. Kushtet lidhur me sigurinë e dokumenteve; menaxhimin e kufirit/kufirit administrativ; rendit dhe sigurisë publike; dhe të drejtat themelore për sa i përket lirisë së lëvizjes;
  2. Siguria dhe rendi publik – Parandalimi dhe luftimi i krimit të organizuar, korrupsionit dhe terrorizmit, Bashkëpunimi në zbatimin e ligjit, Bashkëpunimi gjyqësor për çështje penale;
  3. Të drejtat themelore lidhur me lirinë e lëvizjes;

Duke u ndalur vetëm të këto kushte të vendosura nga KE, atëherë duhet shikuar qartë se a i kemi përmbushur detyrimet tona me të vërtet, apo ende udhëheqësit tonë hedhin topin tek Bashkimi Evropian. Sipas udhërrëfyesit, Dialogu për viza do të drejtohet pa paragjykim ndaj qëndrimit të shteteve anëtare për statusin. Kosova duhet të bëjë përpjekje të përmbush kushtet e përcaktuara me këtë udhërrëfyes në lidhje me të gjitha shtetet anëtare. Në rastet ku është e nevojshme dhe/ose e aplikueshme, Kosova duhet të shfrytëzoj kanalet e duhura, gjë që me bënë të mendoje se nuk është e lehtë për ti bindur shtetet anëtare për të na dhënë Liberalizimin e vizave.

80% të kritereve të përshkruara në udhërrëfyes, Kosova nuk i ka përmbushur dhe do ti cekim disa prej tyre të cilat janë me të rëndësishme në këtë udhërrëfyes si:

  • luftën e krimit të organizuar dhe korrupsionit;
  • bashkëpunimin policor dhe gjyqësor në çështje penale;
  • menagjimin e kufijve, ndjekja e trafikanteve ndërkufitar;
  • zbardhjen e skandalit mbi pasaportat biometrik, demarkacioni i kufirit me Malin e zi;
  • Parandalimi dhe luftimi i krimit të organizuar, korrupsionit dhe terrorizmit;
  • Të miratojë dhe zbatojë legjislacionin për parandalimin, hetimin, ndjekjen dhe gjykimin e krimit të organizuar dhe korrupsionin, duke përfshirë shpëlarjen e parave, dhe krimit financiar, konfiskimin dhe kthimin e aseteve, si dhe financimin e terrorizmit, në pajtim me acquis të BE-së;
  • Të realizojë hetime pro-aktivë të pasurisë së pazakonshme/të dyshimtë; të vendos një sistem të mirë kundër shpëlarjes së parave; dhe të zhvillojë dhe zbatojë një sistem solid për konfiskimin dhe menaxhimin e aseteve etj.

Këto standarde nuk i ka përmbushur vendi, dhe njëkohësisht shtyrja e Gjykatës Speciale dhe mos-njohja e 5 shteteve anëtare qe nuk e njohin Kosovën mund të jete krucial në mos marrjen e Liberalizimit të vizave. Duhet cekur se Kosova tanimë ka hyre edhe në një krizë të heshtur institucionale ku lufta për pushtet është bërë qëllimi kryesor i krerëve partiak, dhe dy partneret në koalicion nuk po e gjejnë formulën e duhur që të bashkëpunojnë besueshëm në ecjen e vendit përpara.

Edhe pse ata tanimë kanë shumicën absolute të numrave në Parlamentin e Kosovës, ata numra nuk po shkojnë në shërbim të qeverisjes se mire dhe në ecjen e vendit përpara, duke e bërë përformancen me të dobët të Parlamentit prej që sa është krijuar, dhe duke e bërë politiken e jashtme, të brendshme dhe drejtësinë që cilësohen si shtylla kryesore me të dobëta që nga paslufta në Kosovë.

Në këtë gjendje të krijuar, ku në njërën anë është mos-përmbushja e kritereve dhe 5 shtetet anëtare që nuk na njohin, dhe në anën tjetër Gjykata Speciale dhe mos-stabiliteti politik dhe institucional, mund të dërgoj deri të shtyrja e vizave për qytetarët e Kosovës e cila është edhe një dhembje me e madhe drejtë rrugës se pritjes dhe humbjes se besimit.

Lajme të ngjashme

Back to top button