Akuzat ndaj Ramës, Gjykata dënon Palokën e Ristanin

Gjykata e Lartë ka shpallur fajtor për veprën e shpifjes Arben Ristanin dhe Edi Palokën të paditur nga Kryeministri Rama në fillim të këtij viti pas deklaratave të bëra nga foltorja e Partisë Demokratike për lidhje të kreut të qeverisë me banda kriminale. Masa e caktuar nga Gjykata është gjobë në masën 200 mijë lekë.

Vetë kreu i Grupit Kuvendor Demokrat pasi u njoh me vendimin e Gjykatës në sallën e gjyqit deklaroi se organi gjyqësor e ka marrë këtë vendim nën presionin e kreut të qeverisë.

Ndërsa Sekretari i Përgjithshëm i demokratëve Arben Ristani nuk ishte në sallën e gjyqit dhe nëpërmjet avokatit të tij e quajti të padrejtë vendimin e gjykatës, që për akuzën tjetër të Kryeminsitrit atë të fyerjes i shpalli të dy deputetët e opozitës të pafajshëm.

Kryeministri Rama reagoi duke e përshëndetur këtë vendim. Ai tha ky vendim është lajm i mirë pasi publiku mësoi se akuzat e demokratëve janë shpifje, sepse tashmë politikanët do të mendohen mirë përpara se te bëjnë deklarata të pabaza dhe se dënimet për Ristanin dhe Palokën nxjerrin në pah nevojën e kriminalizimit të shpifjes si mjet i luftës politike./ Tv Klan

Lajme të ngjashme

Back to top button