Absolventët e USHT-së kremtuan përfundimin e studimeve

Absolventët e Universitetit Shtetëror të Tetovës, gjenerata 2014/2015, me një mbrëmje solemne e kremtuan përfundimin e studimeve të tyre, respektivisht absolventiadën. Në këtë mbrëmje që u organizua në Restorantin ARRA në Tetovë, studentët e 11 fakulteteve të USHT-së i kanë rikujtuar çastet më të bukura që kanë kaluar së bashku gjatë këtij cikli të studimeve. Kryetari i Parlamentit Studentor të USHT-së, Ardian Bilalli, para absolventëve theksoi se Universiteti Shtetëror i Tetovës është krenar me të gjithë absolventët, nga se gjatë këtyre viteve të studimeve, të gjithë studentët kanë treguar një shkallë të lartë të përgjegjësisë. “Me përgatitjen universitare që keni marrë, për ju shpresojmë të jenë të hapura të gjitha institucionet e shoqërisë, institucionet kërkimore-shkencore dhe studimore, arsimore dhe kulturore, ekonomike, shëndetësore dhe ndërtimore. Ju do të ndërtoni ura komunikimi me botën e zhvilluar, do të çelni shtigje bashkëpunimi midis popujve dhe individëve. Ju mësuat ta toleroni mendimin  alternativ, të dëgjoni tjetrin edhe atëherë kur gjykon ndryshe nga ju dhe ta respektoni lirinë e fjalës”, tha Ardian Bilalli,  kryetari i Parlamentit Studentor të USHT-së.

Absolventët e USHT-së kremtuan përfundimin e studimeve

Në mbrëmjen më të hareshme të absolventëve, ato me prezencën e tyre i nderuan, Rektori i USHT-së, Prof. dr. Vullnet Ameti dhe dekanët e 11 fakulteteve. Rektori i USHT-së, Prof. dr. Vullnet Ameti, në fjalën e tij drejtuar absolventëve, i përgëzoi ata për përfundimin me sukses të studimeve në ciklin e parë, duke përcjellë mesazhin që në të ardhmen të punojnë edhe më shumë për ndërtimin e karrierës akademike. “Dëshiroj që në emër të USHT-së t’u përgëzoj të gjithëve për përfundimin me sukses të studimeve deridiplomike. Kjo mbrëmje është aktiviteti më i bukur që organizon Parlamenti Studentor, ku ju gjenerata 2014/2015, bashkërisht e festoni absolventiadën. Të gjithë ata prindër që kontribuuan dhe sakrifikuan për shkollimin tuaj dua t’i përgëzoj, pasi që kanë bërë investimin më të mirë në jetë për fëmijët e tyre. Të nderuar absolventë, nga ju tani më pritet një përgjegjësi e madhe, pasi që eksperiencat e fituara gjatë studimeve do të duhet t’i implementoni në vendet e punës, aty ku ju do të angazhoheni. Përvojat e fituara nga studimet duhet t’i zbatoni fuqishëm, ngase duhet të jeni triumfues në garën e konkurrencës profesionale. Ne si institucion i lartë i arsimit në gjuhën shqipe në Maqedoni jemi prijës dhe kontribuues të fuqishëm në zhvillimin e sistemit arsimor në vendin tonë dhe më gjerë”, tha Rektori i USHT-së, Prof. dr. Vullnet Ameti.

33

Në mbrëmjen solemne të absolventiadës kanë performuar këngëtarët e estradës shqiptare, Nijazi Thaçi dhe Lori. Ndërsa një natën e dytë, në hapësirat e Rektoratit të USHT-së, Parlamenti Studentor organizoi ,,Open Party” për absolventët e gjeneratës 2014/15.

Absolventët e USHT-së kremtuan përfundimin e studimeve

Lajme të ngjashme

Back to top button