Lufta në Ukrainë, Poroshenko: Do rimarr Krimenë

Presidenti i Ukrainës, Petro Poroshenko tha se Ukraina “do të bëjë çmos për të rimarrë kontrollin në Krime”. Duke folur për gazetarët në Kiev, Poroshenko tha se “çdo ditë dhe çdo moment ne do të bëjmë gjithçka për të kthyer Krimenë në Ukrainë”.

Poroshenko u betua se do të vazhdojë të punojë me partnerët ndërkombëtarë për të mbajtur sanksionet kundër Rusisë për shkak të aneksimit të Krimesë në muajin mars të vitit 2014.

“Është e rëndësishme të mos i jepet Rusisë mundësia të thyejë koalicionin botëror pro-Ukrainë”, tha Poroshenko, transmeton Alsat.

Poroshenko gjithashtu theksoi se kërcënimi i invazionit rusë është “shumë i lartë”. Petro Poroshenko gjatë fjalimit të tij vjetor, k paralajmëruar se ka një, siç e quajti ai, “kërcënim kolosal” që luftimet në lindje të Ukrainës të rifillojnë në “shkallë të lartë”.

Lajme të ngjashme

Një koment

  1. ARMPUSHIMI ESHTE SYGJERIMI GJAT LUFTES PER LLOGARITJEN E TE GJITHA DEMTIMEVE NE TERITORET E ZJARI TE LUFTES DHE NUMRI I USHTARVE TE HUMUR NGA DY PALET DHE NESE NUK MEREN MASA PER PARANDALIM TE APJES TE ZJARIT LINDIN TE NJEJTAT PASOJA HUMJE USHTARESH GJETJA E GJUHES PER DJALOG VARET NGA GJYKIMI I USHTIVE DHE NESE KTO USHTRI TRIQEN NE PRAPAVIJE DIJET SE LUFA ESHTE DUKE U PARANDALUAR ASNJE USHTRI NUK I RRKTHEHET ZJARIT NESE ARMPUSHIMI ZGJAT PER TE GJETUR GJUHEN E DUHUR DHE GJUHA ESHTE USHTARET NGA TE DY ANET E USHTRIVE QENDROJNE NE GADISHMERI NE PRAPAVIJE DUKE MOS PROVOKOUAR .

Back to top button