Zaev: Pas deklaratës së Han, nuk do të marrim pjesë në takimin në Bruksel

Lideri i LSDM-së Zoran Zaev ka deklaruar se nuk do të merr pjesë në takimin me eurokomesarin Johanes Han më 10 qershor në Bruksel.

“Deklarata e komisarit Han në Uashington përmban elemente njëanshmërie dhe është joadekuate në periudhën përgatitore para takimit vendimtar në Bruksel. Habit vlerësimi i eurokomesarit për raporte të përgjithshme pozitive nga misioni mbikëqyrës i OSBE OSBE-së dhe ODIHR-së për ciklet e fundit zgjedhore në Maqedoni. As OSBE e as ODIHR, e as BE deri tani nuk kanë konstatuar se raporti për zgjedhjet ka qenë pozitiv. Në mënyrë plotësuese, argumentet nga projekti “E vërteta për Maqedoninë e zbuluan mes tjerash prapavijën kriminele të më tepër cikleve zgjedhore të organizuara dhe realizuara nga Gruevski dhe pushteti i tij”, deklaroi Zaev.

Lajme të ngjashme

Back to top button