Muarem në Superligën e Turqisë

Futbollisti shkupjan, Muarem Muarem pasi ka fituar Kupën me ekipin e tij Qarabag, ka bërë gati valixhet dhe ka udhëtuar në Turqi, ku ka firmosur marrëveshjen me anëtarin e Superligës, skuadrën e Eskishehirspor.

Ky ekip që në janar ishte pranë arritjes së marrëveshjes, por shkaku i çmimit të lartë që kërkonte Qarabagu dhe për të cilën skuadra turke nuk ishte e gatshme të pranojë, transferimi dështoi.
Kjo çështje është zgjidhur dhe në sezonin e ri, Muarem do të jetë pjesë e kampionatit të Turqisë.

Nga ana tjetër futbollisti Muarem është përfshirë përsëri në mesin e të përzgjedhurve të reprezentacionit të Maqedonisë, pasi ka marrë ftesë nga seleksionuesi Lubinko Drulloviq, i cili planifikon që Muarem të jetë në mesin e atyre që do të jenë startues në ndeshjen kualifikuese kundër Sllovakisë, e cila luhet më 14 qershor në Zhilinë. / Portalb /

Lajme të ngjashme

Back to top button