Saraj, Promovohet projekti për ndërtimin e Sheshit dhe vendosjen e përmendores së Isa Boletinit

Komuna e Sarajit sot, bëri promovimin e projektit për ndërtimin e sheshit të Flamurit dhe vendosjen e përmendores së Isa Boletinit. Punimet për këtë projekt do të fillojnë muajin e ardhshëm. I gjithë projekti për rikonstrumin e sheshit në saraj, që është emërtuar Sheshi I Flamurit dhe vendosja e përmendores së Isa Boletinit, do të kapë vlerën rreth 18 milion denarë. Me rastin e promovimit të projektt në formën vizuale, ishte I pranishëm zëvendëskryeministri Musa Xhaferi, Ministri I Ambinetit Jetsor Nurhan Izairi, ish-ministri I Drejtësisë Blerim Bexheti dhe zyrtarë tjetë. Zëvendëskryeministri Musa  Xhaferi u shpreh se me vendosjen e përmendores së Isa Boletinit në Sheshin e Flamurit në Saraj, nderohen gjithë shqiptarët, duke shtuar se kjo figurë është vlerë e përbashkët e gjithë shqiptarëve.

Sheshi Trafo

“ Ai shesh meriton të ketë një pamje më të mirë vizuale dhe të ketë një simbolikë dhe një figurë kombëtare dhe ajo më adekuatja ishte e Isa Boletinit, e cila drejtpërdrejtë lidhet me Flamurin që simbolizon shpalljen e pavarësisë nga perandoria Osmane. Për këtë projekt bashkë me strukturat komunale kemi qenë këmbngulës që, se duhet të realizohet sa më shpejtë. Në fakt aq sa kemi pasur mundësi  e kemi ndihmuar dhe nuk duhet të jetë preokupim kostoja, pasi që në atë shesh do të takohen njerëz do të pushojnë dhe do të organizohen manifestime që mund ti ketë komuna e Sarajit, dhe duhet të mburren të gjithë që do të jetë përmendorja e Isa Boletinit. Figura e Isa Boletinit është një vlerë e jona e përbashkët dhe e historive të shteteve të Evropës për të qenë të pavarur. Ne, do ta mbështesim me të gjitha mundësitë Komunën, për këtë iniciativë, Jemi optimist që në Ditën e Flamurit do ta kemi gati dhe sheshin e Flamurit dhe përmendoren e Isa Boletinit”, theksoi Zëvendëskryeministri Musa Xhaferi.

Kryetari I Komunës së Sarajit Bekim Murati tha se punimet për projektin kanë filluar që nga fillimi I këtij viti, përfshi programet kulturore, I cili kalon në Këshillin Komunal dhe gjithë ato dokumentacione që  janë të nevojshme për finalizimin e kësaj vepre madhështore. “ Kuptohet me këtë iniciativë mendojmë se një ndër figurat kryesore të historisë shqiptare të ketë vendin e tij në Sheshin e Sarajit ku ne e kemi pagëzuar Sheshi i Flamurit. Për ne është nderë dhe kënaqësi që shtatorja e tij të jetë në Sheshin e Komunës tonë, duke pasur parasysh aktivitetin e tij në atë periudhë kohore që ka vepruar heroi jonë kombëtare Isa Boletini me bashkëpunëtorët e tij”, theksoi Bekim Murati.

Murati shtoi se me vendosjen e përmendores së Isa Boletinit parashihet edhe rikonstruimi I tërësishëm I sheshit në Saraj.

“Bëhet fjalë për rikonstrumin e Sheshit në Saraj, ku do të vendoset edhe kulla tradicionale shqiptare, ku sipër do të ketë plisin. Ideja dhe planet tona janë që përmendorja e Isa Boletinit të vendoset në Sheshin e Sarajit me 28 Nëntorë, Ditën e Flamurit. Punimet te sheshi do të fillojnë muajin e ardhshëm , kostoja e përgjithshme e sheshit arrin rreth 18 milion denarë. Njëkohësisht dëshirojë të falënderoj Këshillin Komunal, I cili në mënyrë anonime e ka mbështetur kërkesën për vendosjen e shtatores së Isa Boletinit. Kjo vepër do të mbetet në historinë e Komunës së Sarajit, si një vendim shumë I rëndësishëm”, u shpreh Bekim Murati.

Vendosja e përmendores së Isa Boletinit në Saraj, tani më është në pjesën e agjendës së aktiviteteve që do të zhvillohen në Shqipëri dhe Kosovë, për rivarrosjen e eshtrave të heroit Isa Boletinit, në Boletin të Mitrovicës.

Lajme të ngjashme

Një koment

  1. spari ket qe e lexova jam cudit shum sepse thjesht kam mendu se komuna e sarajit ka vdek moti,as per kurnji sen nuk reagon e as qe perparon dicka pervec aty perreth komunes se sa per vendet tjera as qe do me ndigju.e dyta marin para prej fakturave te rrymes ndersa ne kondov nje pjes drita nuk ka e naten nuk guxon me dal,nuk kujdesen per pastertin ndersa marin para cdo muaj prej fakturave per mbeturina,rruga si ne kondov ashtu edhe ne fshatrat tej nuk kan rindertu pervec se ne fshatin radush sepse aty jeton deputeti i bdi e banoret e shkret ne disa fshatra kan mbledh pare e vet kan rindertu rrug dhe urre.deri tash skemi pa asnji pik hajri prej komunes e tash po vendojn busta apo sheshe.kur njerezit te pashkolluar i vendosin ne kesi vende pune ateher po na dalin dardha me bisht.

Back to top button