Ahmeti: Marrëveshja e 2 qershorit rikthen stabilitetin politik në vend

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, ka pritur sot në Tetovë Ambasadorin e Polonisë në Maqedoninë Jacek Multanovski.

Ahmeti dhe Multanovski diskutuan për zhvillimet politike në vend, marrëveshjen e 2 qershorit si dhe perspektivën EuroAtlantike të Maqedonisë, njoftojnë nga kabineti i Ahmetit.

Polonia mbështet fuqishëm aspiratat EuroAtlantine të Maqedonisë dhe shpreson që marrëveshja e 2 qershorit do të mundëson rikthimin e stabilitetit politik në vend.

“Ahmeti theksoi mbështetjen e BDI-së për këtë marrëveshje kompromisi e cila do ta rikthen vendin në agjendën prioritare të paqes, integrimit në NATO dhe BE, marrëdhënieve të mira nder-fqinjësore dhe ndëretnike si dhe të zhvillimit ekonomik. Ashtu siç treguan lidership gjatë arritjes së marrëveshjes, liderët politik duhet që ta vijojnë mbështetjen drejt realizimit të suksesshëm të saj sepse këtë e presin qytetarët nga ne. Ahmeti theksoi që perspektiva EuroAtlantike e vendit duhet të rikthehet fuqishëm me mbështetjen e të gjitha forcave politike sepse vetëm ky rrugëtim i vendit mundëson stabilitet dhe siguri të brendshme si dhe parandalon çdo skenar ogurzi për vendin dhe rajonin.” njoftojnë nga kabineti i Ahmetit.

Lajme të ngjashme

Back to top button