Pritet inagurimi i sheshit të pavarësisë “Ibrahim Rugova

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Isa Mustafa, ka shkruar në profilin e tij në Facebook se, shtatorja e Rugovës e punuar me dashuri në bronz nga artistët shqiptarë hyri triumfalisht në Kosovën e ti në përcjellje të Policisë së Kosovës dhe Forcës së Sigurisë.

“Dhe deri sa udhëtoja në kolonë, mu kujtua viti 1994, kur gjatë një vizite në Tiranë u takova me Presidentin Rugova. Isha me djalin tim Arbenin dhe mendoja për të udhëtuar deri në Shkup që ta takoj familjen, pasi atëherë isha i ndjekur me flet arrest dhe nuk guxojnë të hyj në Kosovë. Rugova më ftoi të kthehem me të deri në Shkup në makinën e tij së bashku me djalin. I thash jo, sepse bëheshim shumë.

Por me insistimin e tij u futëm në makinë katër vetë në ulësen e pasme së bashku me Rugovën. Atë nuk pengonte, ishte i lumtur për një veprim të tillë. Ishte njeri i madh, njeri që dëshironte të bënte mire”, ka rrëfyer një rast, kryetari i Prishtinës, Isa Mustafa. Ai tha se, ky njeri i Kosovës nga sot, në shtatoren e tij të bronztë, do të vulosë kryeqytetin tonë.

Lajme të ngjashme

Back to top button