Han shpalos rrezikun: Nëse nuk ka epilog pozitiv nga marrëveshja, Maqedonia do ta humb rekomandimin

Euro komisari për zgjerim, Johanes Han në Këshillin Alantik në Uashington ka deklaruar se nëse kriza politike në Maqedoni nuk përfundon, ky vend mund të humbë rekomandimi për hapjen e bisedimeve me BE-në. Sipas tij në Maqedoni ka një skandal të madh që askush nuk mund ta injorojë.

“Ka mbi 22 mijë incizime dhe të mos flasim për përmbajtjen e tyre që është diçka tjetër. Ne mendojmë se duhet të ketë një reagim të dyfishtë në gjithë këtë. Njëra është politike dhe për këtë kemi kërkuar që opozita të kthehet në Parlament. Ndaj gjithë kësaj situate duhet që të një qasje sipas standardeve evropiane”, tha Han.

Ai tha se Evropa ka përgjegjësi morale që të sigurojë perspektivën evropiane të Maqedonisë në interes të stabilitetit të regjionit.

“Jam i vetëdijshëm për krizën në Maqedoni dhe ka pasur bisedime mes opozitës dhe qeverisë për kohën më të përshtatshme për mbajtjen e zgjedhjeve sepse është e domosdoshme përgatitja”, ka deklaruar Han.

Han ka kërkuar nga partitë e Maqedonisë të jenë konstruktive sepse nëse marrëveshja politike nuk respektohet, Maqedonia mund ta humb rekomandimin për hapjen e bisedimeve që e fitoi në vitin 2009.

Lajme të ngjashme

Back to top button