Maqedonia ‘vendi më i keq’ në Evropë për emigrantët

Maqedonia është një nga vendet ‘më të këqija për emigrantët në Evropë’, duke e bazuar nga të dhënat e disa aktivistëve për të drejtat e njeriut, shkruan BBC, transmeton Portalb.

Të dhënat e Organizatës “Mjekët pa kufij” tregojnë se më së paku 300 persona kalojnë nga Greqia për në Maqedoni çdo ditë, si pjesë e udhëtimit të tyre për në Evropë.

Pasi kalojnë kufirin me Greqinë, emigrantët thonë se ndjehen të pambrojtur nga brutaliteti policor dhe rrezikut për të mos u rrëmbyer dhe për të shpëtuar nga banda të ndryshme kriminale.

Qeveria e vendit pranon se “është duke luftuar” ” për t’u marrë me emigrantët./Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button