“Cvetan Dimov”, bëhet thirrje që shqiptarët të mos regjistrohen në paralelet maqedonase

Një grup i nxënësve të SHQMSH “Cvetan Dimov” në prag të fillimit të regjistrimit të nxënësve të rinj, në këtë shkollë bëjnë thirrje që shqiptarët të mos regjistrohen në paralelet maqedonase.

“Apelojmë te të gjithë nxënësit të cilët dëshirojnë të regjistrohen në shkollën tonë, regjistrimin e tyre ta bëjnë në paralelet në gjuhën shqipe, dhe jo në atë maqedonase. Për shkak të cilësisë së diturive të fituara në gjuhën e tyre amtare, e jo në ato me mësim ne gjuhën maqedonase dhe me kuadro maqedonase. Ne si një grup i nxënësve e morëm këtë iniciativë, shenjë solidariteti me shokët tanë të cilët nuk vijojnë mësim ne gjuhën shqipe, për shkak të nivelit dhe cilësisë më të ulët të arsimit dhe procesit gjysmak, edukativo-arsimor të përcjellë me një injorancë apatike të kuadrove maqedonase. Në mesin e të barabartëve nuk jemi te barabartë, nuk trajtohemi në mënyrë të njëjtë frytet e arsimit. Ne jemi një, respektojmë dhe duam njëri-tjetrin si motrën dhe vëllain tonë. Për këtë shkak edhe kemi marr këtë iniciativë, pa ndonjë prapavijë nacionale apo politike, sepse ne duam vetëm duam arsimin , sepse ne duam prosperitetin dhe duam të farkëtojmë ardhmërinë tone”, thonë nxënësit e kësaj shkolle.

Gjithashtu njoftohet se këtë vit në këtë në këtë shkollë do të ketë drejtime të reja, ndërsa drejtimi gjimnaz nuk do të ekzistojë.

Lajme të ngjashme

Komentet

  1. Une punoj me projekte me organizata joqeveritare dhe kam nderin te ligjeroj ne kete shkoll per nje projekt ” msojme drejtsi ” ka shum nxenes puntor , ne kete shkoill esht per fat te keq te degjosh se disa paralele nxenesit jane gjith shqipatret mirpo msimi vijon ne gjuhen maqedone vetem qe ne statistika te ket maqedon aty dhe profesoret e ketyre te ngelin ne pun aty ne vend qe te vijn profesor shqipatr qe presin punsim , jap perkrahje per kete iniciat

  2. Ju lumte nxenes te cilet keni mar kete inciativ edhe ishalla edhe drejtoria e kesaj shkolle mer punen me seriozitet dhe kren punen ashtu qysh duhet se turp eshtee ne nje shkoll e tera me shqiptar te ket paralele maqedone por kjo ndodh vetem ne maqedonii me ju jemi nxenesa deri ne fund

  3. Edhe pas te gjitha tragjedive qe ndodhen ne popullin tone edhe pas tere ketin ferri qe ka kapluar vendin tone edhe perskaj udheheqesve medioker dhe te uritur per gjakun dhe djersen e qutetareve ka nje shprese e cila vjen nga ata me te pastertit me te pakpromituarit nxenesit dhe feminet tane. Uroj qe kjo iniciative te korr sukses dhe nje here e pergjithone te kerkojme ate qe na takon se ne jemi te uritur per dituri per iniciativa te reja. Mjaft ishim poltrone dhe masha te tjeterkujt mjaft sherbyem per te tjeret koha ka ardh te marim fatin tone ne duart tona. Perzemersisht perkrah iniciativen e nxenesve se ate qe nuk mundi ta beje politika lavire do te bejne nxenesit e guximshem me koke ta pastra

Back to top button