Shënohet dita ndërkombëtare e mjedisit jetësor

Me rastin e 5 Qershorit ­ Ditës ndërkombëtare të mjedisit jetësor, sot do të mbahen disa ngjarje me të cilat do të dërgohen porosi për ruajtjen e planetit Tokë. Fondacioni “Konrad Adenauer” në bashkëpunim me shoqatën ekologjike “Gou Grin” organizojnë konferencë me temë “Zbulojeni potencialin tuaj ripërtëitës”.

Qëllimi i konferencës është që tek të rinjtë të stimulohet edukimi dhe përvoja praktike dhe të ngrihet vetëdija për konsum të gjerë të resurseve të cilat e lëvizin ekonominë, por njëkohësisht e bëjnë të paqëndrueshme.

Në kuadër të shënimit, Qyteti i Shkupit do t’i ndajë çmimet për kontribut më të madh për mbrojtjen në sferën e mjedisit jetësor. Lajons klubi “Vardar”, ndërkaq, do ta shënojë Ditën botërore të mjedisit jetësor në Laboratorin për motorë me djegie të brendshme në Fakultetin mekanik, ku do të mbahet bisedë me temë “Zgjidhje për pasardhësit”, ndërsa nxënësit do të fotografojnë dhe lexojnë këngë për ekologjinë.

Ditën ndërkombëtare të mjedisit jetësor këtë vit Kombet e Bashkuara e shënojnë nën moton “Shtatë bilionë ëndrra, një planet! Shfrytëzojini resurset nytarore me kujdes!”.

Lajme të ngjashme

Back to top button