Busquets drejt Munichut te Guardiola

Trajneri i Bayern Munichut, Pep Guardiola e sheh Sergio Busquetsin si zëvendësuesin ideal të Bastian Schweinsteigerit.
Daily Express shkruan se Schweinsteiger gjatë kësaj vere do të kaloj në Manchester United, ndërsa Guardiola menjëherë ka gjetur zëvendësuesin e tij.
Megjithatë, do të jetë shumë e vështirë që Busquets të kaloj në Bayern, pasi vetëm disa muaj më parë e ka vazhduar kontratën me Barcelonën.