Presidencialet në SHBA, Rick Perry rishpall kandidaturën për republikanët

Katër vite pas kandidimit të parë për president të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Rick Perry, guvernatori i Teksasit prej 14 vitesh, ka shpallur sërish kandidaturën e tij për republikanët.

Në një video të postuar të enjten, Perry thotë: “Ne kemi fuqinë ta rinojmë vendin sërish. Nëse duam ta rifreskojmë ëndrrën tonë amerikane, kemi nevojë për një president që të sigurojë udhëheqje. Kemi nevojë për dikë që është testuar dhe që t’u thotë amerikanëve të vërtetën. Kemi nevojë për një president që bashkon njerëzit”.

Rick Perry pati vështirësi të madhe gjatë fushatës së tij në vitin 2012. Gjatë një debati në CNBC ai harroi emrin e njërës prej 3 agjencive federale që do t’i eliminonte. Më pas, pati një fjalim në Nju Hempshajër ku dukej paksa i pirë.

Deri më tani nga republikanët kanë shpallur kandidaturat Lindsey Graham Ben Carson, neurokirurg; Ted Cruz, senator i Teksasit; Carly Fiorina, ish-shefe ekzekutive e HP; Mike Huckabee, ish-guvernator i Arkansasit; George Pataki, ish-guvernator i Nju Jorkut; Rand Paul, senator i Kentuckyt; Marco Rubio, senator i Floridës; dhe Rick Santorum, ish-senator i Pensilvanisë.

Lajme të ngjashme

Back to top button