Rrahje masive në ditën “Shkolla të sigurta”

Janë rrahur në oborrin e shkollës së mesme “Niko Nestor”, në kohën e zbatimit të projektit “Stop dhunës” në Strugë. Në incident kanë marrë pjesë dy grupe të fëmijëve shqiptarë të cilët jetojnë në Strugë, por edhe në fshatrat e qytetit.

Rrahjes i ka paraprirë grindje dhe bisedë rreth armiqësisë mes dy grupeve. Policia menjëherë ka intervenuar dhe i ka ndarë nxënësit e inatosur dhe ka ndalë që rrahja të bëhet edhe më e madhe.

Incidentin e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i SPB Ohër, Stefan Dimovski. Ai informon se incidenti ka ndodhur rreth orës 13:00 dhe se në të kanë marrë pjesë 12 nxënës, të gjithë shqiptarë. Zëdhënësi shtoi se në bisedë në stacionin policor në Strugë, ka qenë i thirrur edhe një nxënës, i cili shihet si organizator i gjithë kësaj.

Të gjithë nxënësit që kanë qenë pjesë e rrahjes, njihen me emra dhe mbiemra dhe nesër së bashku me prindërit e tyre, do të thirren në bisedë informative në stacionin policor, thotë zëdhënësi, Dimovski, duke shtuar se gjatë gjithë incidentit, nuk ka ndonjë të lënduar.

Rrahja në Niko Nestor ka ndodhur gjatë hepeningut të shkollave të mesme “Shkolla të sigurta” e cila sot nën moton “Stop dhunës”, është organizuar në Strugë. Qëllimi i projektit i organizuar nga MPB, është parandalimi i dhunës mes të rinjve.

Lajme të ngjashme

Back to top button