fbpx

Gazetarja i drejtohet Sisit: Ti je vrasës!

Vizita e Abdulfettah es-Sisi, i cili ka ardhur në detyrën e presidentit me grusht shteti në Egjipt, është pritur me protesta në Berlin, por ka pasur edhe përfaqësues të medias që kanë hedhur slogane kundër tij, raporton Anadolu Agency (AA).

Qindra persona të mbledhur në Berlin kanë protestuar para ndërtesës së qeverisë gjatë takimit të Sisit me Kancelaren gjermane, Angela Merkel. Pas largimit të Sisit nga ndërtesa, grupi i protestuesve pasi ka pritur një kohë ka marshuar deri në ambasadën egjiptiane në Berlin.

Sisi, ndaj të cilit është protestuar në çdo takim që ai ka kryer, gjithashtu ka hasur edhe me reagimin e një gazetareje të re në fund të konferencës së përbashkët për shtyp me Merkel.

Gazetarja Fagr Eladly, e cila kërkoi ti bënte një pyetje gjatë kohës kur Merkel dhe Sisi po largoheshin nga podiumi, pasi nuk u lejua të bënte pyetjen gazetarja hodhi sloganin “Ai është një vrasës” dhe bëri shenjën “Rabia”.

Ndërsa protestuesit gjatë kësaj kohe kanë mbajtur në duar pankarta me mbishkrimet “Jo gjeneral Sisit”, “Sisi është vrasës”, “Puçi në Egjipt është puç ndaj demokracisë” dhe më pas kanë hapur një pankartë ku shkruhej “Jo vizitës së diktatorit në Berlin”.

Në protestë disa protestues mbanin në duar fotografinë e Muhammed Mursit, presidentit të parë të zgjedhur me votë në Egjipt dhe flamujt e Turqisë e të Egjiptit, disa të tjerë kanë mbajtur në qafë litarët në formë laku për të tërhequr vëmendjen për dënimet me vdekje në Egjipt. /AA/

Lajme të ngjashme

Back to top button