Egjipt, vendoset rigjykimi i Husni Mubarak

Gjykata e Apelit në Egjipt ka rrëzuar vendimin për lirimin të Presidentit të rrëzuar në Egjipt, Husni Mubarak i cili gjykohej nën akuzën për “vrasje të protestuesve”, raporton Anadolu Agency (AA).

Gjykata e Apelit për presidentin e rrëzuar Husni Mubarak, djemtë e tij Ala dhe Xhemal, ish-ministrin e Brendshëm Habib el-Adili, 6 ndihmësit e tij dhe biznesmenin Husejin Salim të cilët gjykohen nën akuzat për “vrasje të protestuesve dhe dëmtimi i qëllimshëm të pronës publike” në ngjarjet gjatë revolucionit në Egjipt më 25 janar 2011, ka pranuar ankimin e prokurorisë në lidhje me “vendimin për lirimin e tyre”. Gjykata e cila ka vendosur rigjykimin e të pandehurve, ka caktuar zhvillimin e seancës së ardhshme më 5 nëntor.

Vendimi i cili do të jepet në procesin e rigjykimit të të pandehurve theksohet se do të jetë përfundimtarë dhe se nuk do të ketë të drejtën e apelimit.

Gjykata penale e Kajros në lidhje me çështjen gjyqësore ku presidenti i rrëzuar Husni Mubarak, djemtë e tij Ala dhe Xhemal, ish-ministri i Brendshëm Habib el-Adili, 6 ndihmësit e tij dhe biznesmeni Husejin Salim akuzohen për vrasje të protestuesve në ngjarjet gjatë revolucionit egjiptian në 2011, kishte dhënë vendimin për lirimin e personave të akuzuar më 29 nëntor 2014.

Lajme të ngjashme

Back to top button