Stoltenberg kërkon bashkëpunim me Rusinë, ndërkohë stërvitjet në Baltik vazhdojnë

Sekretari gjeneral i NATO-s, Jens Stoltenberg ka theksuar se Aleanca kërkon që të bashkëpunoj me Rusinë, duke e akuzuar se kjo e fundit është bërë më agresive dhe jobashkëpunuese viteve të fundit.

“Qëllimi ynë është të bashkëpunojmë me Rusinë, pasi është në të mirë të të dyja subjekteve”, ka thënë Stoltenberg për radion norvegjeze NKR, duke shtuar se Moska nuk paraqet kërcënim momentalisht për ndonjërin prej vendeve anëtare të NATO-s, transmeton Indeksonline.

Javën e kaluar, Ministri i jashtëm rus, Sergej Lavrov kritkoi NATO-n për shpikje iluzive të “kërëcënimeve nga lindja”, e poashtu edhe për shtrembërim të fakteve dhe vlerësime të njëanshme.

Ndërkohë, rreth 6 mijë trupa ushtarake të NATO-s, nga 13 vende anëtare po kryejnë stërvitje të përbashkëta në territoret e Lituanisë, Letonisë, Estonisë dhe Polonisë.

“Këto stërvitje ushtarake rreth territoreve ruse çojnë një mesazh kërcënimi, dhe kjo gjë nuk është fare e mirë”, ka thënë për Sputnik Er Ali, ish-Gjeneral në ushtrinë e Turqisë.

Lajme të ngjashme

Back to top button