Ukraina përgatitet për “pushtim të plotë” nga Rusia

Presidenti ukrainas, Petro Poroshenko, deklaroi se 9000 trupa ruse janë brenda territorit të vendit dhe paralajmëroi se po përgatiten për një pushtim masiv në të gjithë vijën e përbashkët kufitare.

Në fjalën e tij në parlament, Poroshenko e quajti betejën e një ditë më parë mes ushtrisë dhe rebelëve si më të rëndën e muajve të fundit, çka ka vënë seriozisht në dyshim armëpushimin e brishtë.

Bëhet fjalë për 19 viktima dhe mbi 100 të plagosur, që autoritetet nuk kanë mundur t’i identifikojnë ende.

Forcat ukrainase ishin ato që dhanë alarmin se rebelët kishin përparuar me një numër të madh mjetesh ushtarake në territorin e tyre.

“Ushtria duhet të përgatitet për rifillimin e sulmit nga armiku në Donbas dhe gjithë territorin. Dje i paralajmëruam edhe partnerët tanë si dhe rikthyem artilerinë e rëndë në vijën e parë, pavarësisht se i kishim tërhequr duke respektuar marrëveshjen e Minskut”, tha presidenti ukrainas.

Lajme të ngjashme

Back to top button