Listat e hapura dhe shteti një njësi, imperativ në modelin zgjedhor

Modelet zgjedhore në vendet demokratike,kudo në botë janë të nduart nduarta,varësishtë nga sistemet juridiko-politike të tyre.

Në vendet me shkallë të lartë të demokracisë ,dhe me histori e përvojë të gjatë të tyre, modelet zhgjedhore janë të koncipuara me ligje dhe normativa ashtu thellë të hartuara në pajtim me traditat,kulturën,dhe shumë rethanave tjera, sa që nuk u nënshtrohen plotësimeve dhe ndryshimeve me kohëzgjatje të madhe.

Por në Maqedoni, kjo çështje nuk qëndron kështu, ndryshimet dhe plotësimet në këtë sferë kta dy dekada e gjysë janë bërë skajshmërishtë shumë herë.

Këta ndryshime sigurisht se kan patur të bëjnë edhe me demokracinë e re që është etabluar në shoqëri, por kryesishtë KODI ZGJEDHOR asnjëherë nuk ka reflektuar drejtësinë dhe demokracinë me plot kuptimin e fjalës, por gjithë herë ka reflektuar interesat e kupollave partiake të partive politike më të mdhaja në veçanti të atyre të bllokut maqedon, por gjithsesi edhe të partive politike të bllokut shqiptar ,kushtimisht thënë më të mdhaja që kanë qenë pjesëmarëse në pushtetin qendror .

Po theksojmë se nuk ka modele zgjedhore perfekte sepse si modeli i mazhoracës si modeli proporcional apo i kombinuar i ka përparësitë dhe mangësitë e veta.

Por shkencërisht është e vërtetuar së në shtetet multietnike dhe multikonfesionale siç është edhe Maqedonija, SISTEMI ZGJEDHOR PROPORCIONAL , me gjithë mangësitë që ka ,prapseprapë është modeli i më i përshtatshëm për demokracinë përfaqësuese.

Por në Maqedoni janë krijuara të gjitha rrethanat, që ky vendë të zbatoj modelin zgjedhor prporcional por me LISTA TË HAPURA, dhe se vendi të jetë NJË NJËSI ZGJEDHORE.

PSE është kjo domosdoshmëri ?

– Sepse ky model zgjedhorë, do të mundësojë në radhe të parë që në elitat dhe votuesit ,kultura politike të jetë më në nivel të lartë, për prakticizmin e tolerancës, dialogut dhe respektimin e mendimit më ndryshe.

– Ky model favorizon në ninansa më shumë demokracinë dhe partitë politike më të vogla sepse vendi është një njësi zgjedhore.

– Futja edhe partive më të vogla në parlament mundëson ballansimin e forcave politike, zhvillon debate më konstruktive dhe përfaqsim të qytetarëve- elektoratit edhe kur është në numër më i vogël, pra nuk digjen votat,dhe se pakica elektorale nuk nënvlerësohet, siç ka ndodhur deri më tani. Sepse fundja demokracia ka të bëjë me qytetarin e jo vetëm me votat.

– Ky model zgjedhorë, përsëri u mundëson partive politike me strukturat e saja nga baza të propozojnë kandidatët e mundshëm qoft për deputet apo këshilltarë, por LISTAT E HAPURA pas miratimit të listave nga organi përkatës, nuk ju mundësojnë më liderëve të partive politike apo lobimeve të ndryshme si me lista të mbyllura të bëjnë radhitjen sipas diktateve të kupollave partiake, sepse me listat të hapura,mundësia për të zgjedhë i mbetet qytetarit, kështu që bëhet një ballans në mes partisë politike si organizëm shum i rëndësishëm dhe votuesit si sovran.

– Vartësia e të zgjedhurit më shumë anon kah qëtetari-votuesi se sa kah partia,andaj trusnia demokratike dhe përgjegjësia mundë të adresohen tek i zgjedhuri, sepse nuk mund të fshihen pas rradhitjes së numrave që në të shumtën e rasteve janë bërë pa asnjë kriter e meritë, por në mënyrë klienteliste e nepotiste.
I zgjedhuri do të ndjehet më kredibil për të kundërshtruar veprimet apo ligjet që lidershipet i bëjnë për qëllime të ngushta.

– Në aspektin finaciarë ky model zgjedhorë nuk ndikon në buxhetin e shtetit më shumë se modeli tjetër, bile ndoshta mund të jetë më racional .

Miq të dashur, Praktikisht u vërtetua se LISTAT E MBYLLURA parlamentin e shëndruan në marionetë të qeverisë, vetëm organ sa për të votuar ligjet e diktuara, dhe pa mos e luajtur rolin se PARLAMENTI është organi ligjdhënës dhe se qeveria duhet dhënë llogari para këtij organi, për implementimin e politikave publike.

Listat e mbyllura krijuan politikan poltron ndaj lidershipeve të partive politike, oligars të ndryshëm, të cilët haruan qytetarin, për interesa konjukturale. Kështu njëkohësishtë, deformuan sistemin dhe institucionet e vendit. Prandaj,nuk ka drejtësi të pavarur nuk ka demokraci dhe media të lira.
Deputetët të vartur direkt nga lidershipet , kur nuk parashtruan përgjegjësinë p.sh. të qeverisë ,se si është e mundur një qeveri të koruptoj gjegjësishtë të finansojë nga buxheti milijona të eurove, disa mediume për të reklamuar veten dhe kuptohet për të larë paratë.

Unë ftoj të gjithë opinionistët , sektorin civil, analistët politik dhe gjithë kompetentët tjerë , që në kontinuitet të bëjmë trusninë që gjatë këtij tranzicioni, kuptohet nëse do të arihet me një qeveri kalimtare, edhe për kundër të ndonjë mangësie .si më realë , me një debat të gjërë dhe konstruktiv MAQEDONIJA TË ZBATOJË MODELIN ZGJEDHORË PROPORCIONAL ME LISTA TË HAPURA, DHE ME NJË NJËSI ZGJEDHORE.

Partitë më të mdhaja që nuk do të duan ta gëlltitin këtë çështje si imperativ,duhet ta kenë në dijeni se për nga natyra gjërat e vogla mundë të bëhen të mëdhaja e ato të mëdhajat mund të bëhen të vogla.

Kurse partitë politike shqiptare,që nuk do të angazhohen për këtë, apo që eventualishtë që mund të kundërshtojnë këtë model zgjedhor, do ta respektoj si mendim i lirë i tyre dhe si e drejtë e tyre, por ky qëndrim i tyre a do ta ketë ARSYESHMËRINË si themel i drejtësisë dhe demokracisë.

Lajme të ngjashme

Një koment

Back to top button