Digjet banesa sociale në Kondovë

5 familje me gjithsej 24 anëtarë kanë mbetur në rrugë pasi shtëpitë e tyre sociale në fshatin Kondovë të Shkupit janë shkrumbuar deri në themel transmeton Alsat.

Të dëshpëruar, ata mezi gjenin fjalët për të përshkruar tmerrin që kanë përjetuar nga zjarri që kishte shpërthyer në orët e vona të mbrëmjes nga i cili mezi kishin arritur të shpëtojnë kokat e tyre. Shumica e familjeve këto shtëpi sociale i kishim marr para më shumë se 15 vitesh për shkak të gjendjes së rëndë ekzistenciale, por tani edhe ato shtëpi me kushte minimale u janë zhdukur para syve. Prej 24 anëtarëve të mbetur në rrugë, 8 janë fëmijë prej moshës 2 muajsh deri më 7 vjeç.

“Djalin e kam 8 muaj, tani kam mbetur askund. Askush nuk më merr brenda. Do të kisha lutur për ndihmë sepse për vete do të kisha gjetur zgjidhje, mund të flejë edhe jashtë, është verë por fëmijën 8 muajshe nuk mund ta lë jashtë sepse sëmuret. Pi ilqe sepse ka bronkit. Do të kisha lutur të gjithë që të na ndihmojnë sepse s’kemi, të kishim pasur mundësi nuk do të kishim qëndruar këtu 20 vite”

“Kemi qenë duke fjetur. Dëgjova krismë, i thash bashkëshortit dil dhe shih se çfarë ka jashtë. Flaka më kishte kapur shtëpinë, nuk e dimë se përse. Tani ja siç po e shihni edhe vetë nuk na ka mbetur asgjë. Burri im nuk punon, jemi me ndihmë sociale. Me çfarë ta rregullojmë shtëpinë. Tani jemi duke ndenjur nëpër familjarët e burrit. Duhet të rrimë edhe ndonjë ditë, s’kemi ku të shkojmë po e shihni edhe vetë. Nëse dikush mundet të na ndihmojë. Kemi mbetur pa shtrojë, pa mbulojë, pas asgjë. Vetëm me një palë rroba që i kemi veshur”.

Lajme të ngjashme

Back to top button