Kryetari i PDSH-së në takime me diplomatë të huaj

Në vazhdën e takimeve intensive me komunitetin ndërkombëtar Kryetari i Partisë Demokratike Shqiptare, z.Menduh Thaçi sot në selinë e partisë realizoi takime të ndara me diplomatë të huaj.

Kryetari Thaçi fillimisht priti në takim delegacionin e lartë të MPJ të Francës kryesuar nga z.Eric Fournier, Drejtor për Evropën Kontinentale në MPJ të Francës, znj.Laurence Auer, Ambasadore e Francës në vend, z.Dominicue Gautier, Këshilltar i parë në Ambasadën e Francës, si dhe znj.Ivana Nyffengger, Këshilltare në departamentin për Ballkan në kuadër të MPJ të Francës. Pas këtij takimi Kryetari Thaçi priti në takim Ambasadorin e Bullgarisë në vend, z.Ivan Petkov dhe këshilltarin e tij z.Svetoslav Valçev. Më pas Kryetari i PDSH-së, realizoi takim edhe me Ambasadorin e Republikës së Sllovenisë në vend, z.Branko Rakovec i shoqëruar nga Zëvendës Ambasadori, z.Domen Petelin.

Në këto takime të ndara u diskutua për situatën aktuale politike, për ngjarjet e fundit si dhe për proceset e daljes nga kriza aktuale në vend.

Kryetari Thaçi i njoftoi diplomatët e huaj me qëndrimet e PDSH-së rreth situatës politike në vend dhe proceseve që zhvillohen për daljen nga kriza aktuale, si dhe për ofertën e PDSH-së që do të zgjidhnin problemet e brendshme dhe do të përshpejtonin integrimin e vendit në strukturat euro-atlantike, NATO dhe BE.

Kryetari Thaçi siguroi diplomatët se Partia Demokratike Shqiptare do të vazhdojë me politikat konstruktive dhe të përgjegjshme, për të dhënë kontributin e saj maksimal në këto procese.

Lajme të ngjashme

Back to top button