fbpx

S’pranonte fundin e lidhjes, një i ri në Elbasan përndjek ish-të fejuarën

Nuk arrinte të pranonte fundin e lidhjes mes tyre, ndaj në mënyrë të përsëritur përndiqte ish- të fejuarën.

29 vjeçari E.S., nga fshati Katund i Ri në Bradashesh, po hetohet nga policia pas denoncimit të bërë nga ish- e fejuara.

22 vjeçarja K.G., prej kohësh shqetësohej në rrugë, telefon e kudo nga ish-partneri i saj i cili i kërkonte me insistim bashkimin.

E reja tha para uniformave blu se ish- i fejuari i saj kishte arritur edhe në kërcënime, çka bëri që prej frikës ajo të kërkojë ndihmë në polici.

Ndaj të dëmtuarës u plotësua kërkesë-padia për lëshimin e urdhërit të mbrojtjes, ndërsa i padituri po mbahet nën mbikëqyrje i akuzuar për veprën penale “Përndjekja”./noa.al

Lajme të ngjashme

Back to top button