Shqipëria vazhdon me ngritje në FIFA

Kombëtarja është ngritur në renditjen më të re të FIFA-s. Kuqezinjtë, në renditjen e muajit maj gjenden në pozitën e 51-të, gjashtë pozita më lart, në krahasim me muajin e kaluar.

Ekipi i Gianni De Biasit, edhe pse nuk e zhvilloi asnjë ndeshje në muajin maj, tash ka 624 pikë.

Nga ana tjetër reprezentacioni i Maqedonisë tani ka arritur të jetë e 100-ta, duke përmirësuar gjendjen me pesë pozita më mirë dhe me gjithsej 321 pikë të grumbulluara.

Kurse, sa i përket renditjes së përgjithshme, prin Gjermania me 1775 pikë, e përcjellë nga Belgjika (1509) dhe Argjentina (1496).

Lajme të ngjashme

Back to top button