Liria kthehet me fitore nga Prishtina

Ka përfunduar”TEB Torunament” në Prishtinë, e ku në ditën e fundit u zhvilluan dy përballje shumë interesante. KB Liria nga Shkupi më në fund ka marrë formë dhe ka mundur ekipin turk Aliaga Petkim me rezultat përfundimtar 73:68, duke treguar se shkupjanët do të jenë kundërshtarë të denjë në kampionatin e ri. 

Me një lojë kolektive dhe pa shumë gabime, Liria ka dominuar gjithë ndeshjen duke mos i lejuar turqve që në asnjë moment të kalojnë në epërsi.


Ndërkohë në ndeshjen e dytë, në mbrëmje janë takuar skuadra vendase Sigal Prishtina dhe ekipi famshëm turk, Trabzonsport, ku Sigal Prishtina triumfoi me rezultat bindës 74:62. 

Ekipi i Lirisë nuk do të ketë pushim, pasi që nga 2 tetori do të udhëtojnë për në Bulgari, ku do të jenë pjesë edhe të një turne tjetër, e përballë do të kenë ekipet si Levski Sofje, Rillski dhe Ballkan.

Rezultatet e “TEB Tournament”:

Dita e parë:
Sigal Prishtina 75-71 Aliaga Petkim (17:18, 20-13, 15-26, 23-14)
Trabzonspor 76-59 Liria (23-12; 19:22; 22;15; 12;10)

Dita e Dytë:
Trabzonspor 64 – 70 Alia?a Petkim (22-12; 13-15; 12-21; 17-22)
Sigal Prishtina 83-74 Liria (19-19; 24-19; 21-18; 19-18)

Dita e tretë:
Liria 73 – 68 Aliaga Petkim 
Sigal Prishtina 74:62 Trabzonspor (19-23; 12-11; 21-15; 22-13) / Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button