Juventusi pa Chiellinin në finale

Tashmë është zyrtare. Giorgio Chiellini do të mungojë në ndeshjen finale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës. Këtë e ka konfirmuar kampioni i Italisë nëpërmjet në njoftimi zyrtar.

“Giorgio Chiellini i është nënshtruar testeve mjekësore. Ai ka marr plagë të shkallës së parë të muskujve të këmbës së majtë, kështu që nuk do të jetë në dispozicion për ndeshjen kundër Barcelonës”, thuhet në njoftimin e Juventusit.

Në vend të reprezentuesit italian, i cili u dëmtua gjatë seancës stërvitore të mërkurën, pritet të luajë Andrea Barzagli.

Lajme të ngjashme

Back to top button