fbpx

Mariah Carey mund të pësojë fundin e Whitney Houston

Vëllai i Mariah Carey ka frikë se alkooli mund të shkaktojë vdekjen e saj dhe tregon se ai asnjëherë nuk e ka parë esëll.

Morgan, i cili ka rreth dy vjet që nuk flet me motrën e tij, tregon se ylli nuk është në gjendje të kujdeset për fëmijët e saj binjakë, sepse ajo po përpiqet t’i kalojë problemet me verë dhe shampanjë.

Në një intervistë të dhënë për revistën ‘National Enquirer’, Morgan është shprehur: “Mariah ka konsumuar alkool edhe gjatë shtatzënisë, madje edhe kur ishte në spital”, tha vëllai i këngëtares së famshme, duke shtuar se “ajo ka nisur të pijë kaq shumë që nga problemet shëndetësore që pati në vitin 2001”.

“Mund të them me bindje se unë kurrë nuk e kam parë esëll dhe kjo është shumë e frikshme”, është shprehur ai./ TCH

Lajme të ngjashme

Back to top button