fbpx

Goldie Hawn tregon sekretin pse nuk e trembin 69 vitet

Goldie Hawn po e merr shumë qetësisht kalimin e viteve, sicc ka thënë vetë në një intervistë në Porter Magazine. 69 vjeçarja, gjyshe e pesë nipërve dhe mbesave thotë që plakja ka të bëjë vetëm me perspektivën personale. “Gjithçka është si e nderton. Është në mendjen tënde. Duhet te ndihesh me fat qe je plakur sepse jeton ende ne kete planet”, ka thënë ajo.

Hawn u vu në qendër të stuhisë mediatike pas Academy Awards të vitit të kaluar, kur forma e saj I bëri njerëzit të spekulonin që kishte bërë disa ndërhyrje. Hawn nuk foli asnjëherë për këtë temë, por ajo gjithmonë ka këmbëngulur që aktiviteti i rregullt fizik dhe meditimi janë sekretet e saj.

Ndoshta është meditimi që i jep perspektivën e duhur për plakjen. “Plakja është proces i jetës. Gjatë saj mëson që ka shumë faza. Thjesht duhet të kalosh nëpër to”. Këtij qëndrimi ia atribuon edhe suksesin e marrëdhënies 32-vjeçare me aktorin Kurt Russell. “Sekreti është te qëllimi. Gjithashtu nuk duhet të humbësh veten te tjetri. Të qenit bashkë, dy shtylla që mbajnë shtëpinë dhe ccatinë, por duke qenë të ndryshëm, pa qenë nevoja të biesh dakord për gjithccka, të mësosh si të ecësh pranë e pranë edhe pa qenë në një mendje”. Fjalë të zgjuara! / RevistaClass/

(Me Kurt Rusell, jane ndare kete vit pasi ishin bashke qe prej 1983-shit)

Lajme të ngjashme

Back to top button