BDI thotë se vendos interesin e përgjithshëm para atij partiak

Kryetari i BDI-së Ali Ahmeti, ka pritur sot në selinë e partisë në Tetovë Eric Fournierin, drejtor i Ministrisë së Jashtme Franceze për Evropën Kontinentale, Ambasadoren e Francës në Maqedoni, Laurence Auer dhe bashkëpunëtoret e tyre.

Në takim u diskutua rreth krizës aktuale në vend, dialogut politik, marrëveshjes së 2 qershorit në Shkup, integrimit EuroAtlantik.

Kryetari Ahmeti ka theksuar që BDI ka luajtur rol konstruktiv në drejtim të zgjidhjes së ngërçit të vështirë politik dhe do të vazhdon përpjekjet që marrëveshja e arritur me kompromis të ketë sukses.

“BDI ka vepruar me përgjegjësi të plotë duke vendosur interesin shtetëror para atij partiak dhe ka vendosur që ta ndihmoj zgjidhjen e krizës, e jo ta thellojë atë me veprime që do të ishin përfituese vetëm për BDInë dhe jo për vendin” tha Ahmeti.

Lajme të ngjashme

Back to top button