Absurdi: Kontrolle elektronike për stazhin, por në këmbë deri te Fondi për fjalëkalimin

Të gjithë qytetarët e interesuar prej sot do të munden që përmes rrugës elektronike ta kontrollojnë gjendjen e të dhënave për stazh të paguar, por paraprakisht duhet që në Fondin e SPIM­së të marrin emrin përdorues dhe fjalëkalimin me të cilat do të sigurojnë qasje deri te të dhënat.

Ky projekt, siç informoi në konferencën e sotme për shtyp ministri i Punës dhe Politikës Sociale Dime Spasov, është në drejtim të informimit më të madh të qytetarëve për gjendjen me stazhin e tyre pensional.

Drejtori Fondit të SPIM­së Ameti Dauti konsideron se me vendosjen e këtij shërbimi të ri për kontroll elektronik të të dhënave, krahas asaj që do të evitohen turmat nëpër sportele, do t’u mundësohet qytetarëve qasje 24­orëshe deri te të dhënat.

Ai informoi se në të njëjtën kohë vazhdon të funksionojë edhe mënyra e vjetër për informim për stazhin në sportelet në Fondin e SPIM­së dhe njësitë rajonale.

Ministri Spasov shpjegoi se krahas këtij projekti për informim të qytetarëve realizohet edhe një me të cilin dy herë në vit, një herë deri më 15 shkurt dhe një herë deri më 15 korrik, nga SPIM përmes rrugës elektronike dërgohen të dhënat deri te punëdhënësit të cilët pastaj janë të detyrueshme t’i distribuojnë deri te punëtorët e tyre. Bujqit dhe personat e vetëpunësuar do të informohen me shkrim për të dhënat për stazhin e tyre.

Lajme të ngjashme

Back to top button