Ganë, të paktën 90 të vdekur nga shpërthimi në një stacion karburanti

Në një shpërthim të ndodhur në një pikë karburanti në vendin e Afrikës Perëndimore, në Gana, sipas të dhënave paraprake rezulton se kanë humbur jetën 96 persona, raporton Anadolu Agency (AA).

Një nga zyrtarët e shërbimit kombëtarë të zjarrfikëses në Gana, Billy Anaglatey, ka theksuar se në orët e mesnatës së mbrëmshme në një pikë karburanti në kryeqytetin Akra ka ndodhur një shpërthim ku të paktën kanë humbur jetën 96 persona dhe se shkaqet e shpërthimit ende nuk janë të qarta.

Autoritetet kanë theksuar se para shpërthimit një numër i madh njerëzish janë strehuar në pikën e karburantit për shkak të një shiu intensiv i cili ka qenë i pranishëm në qytet për 5 orë.

Theksohet se kushtet e këqija të motit kanë penguar edhe operacionet për kërkim-shpëtimin dhe gjithashtu ka shqetësime për rritjen e numri të viktimave.

Presidenti i Ganës, John Mahama, pas shpërthimit ka vizituar vendin e ngjarjes dhe i ka bërë thirrje popullit për qetësi. Mahama e ka cilësuar ngjarjen me fjalën si nj “fatkeqësi”.

Lajme të ngjashme

Back to top button