Thellohet kriza, nuk ka marrëveshje mes Greqisë dhe KE-së

Kryeministri i Greqisë, Aleksis Cipras ka pasur bisedime “konstruktive” me presidentin e Komisionit Evropian dhe Eurogrupit mbrëmë në Bruksel, por asnjë marrëveshje nuk është arritur për të zhbllokuar borxhin prej 7.2 miliardë euro.

Duke folur për gazetarë pas takimit, Cipras u shpreh se të dy palët “ishin shumë afër” për të arritur një marrëveshje. Ndërsa KE tha se ishte një takim “i mirë dhe konstruktiv”.

Deri tani negociatat po zhvillohen mbi propozimet e bëra nga Greqia. Takimi i Ciprasit me Junker ka zgjatur më shumë se tri orë. /Indeksonline/

Lajme të ngjashme

Back to top button