Shkup, arrestohet ish dekani i Fakultetit të stomatologjisë

Drejtoria e policisë financiare deri tek Prokuroria publike në Shkup, ka parashtruar padi penale kundër ish dekanit të Fakultetit të stomatologjisë në Shkup, për shkak të dyshimit bazë për malverzime të bëra financiare gjatë kohës kur ishte në funksion të Dekanit.

Sipas të dhënave deri tek të cilat ka ardhur Policia financiare gjatë hetimeve, ish Dekani i Fakultetit të stomatologjisë në Shkup, për shkaqe të njohura vetëm për të, disa doktorëve-specializuesve të caktuar në sfera të ndryshme të Fakultetit, ua ka falur kompensimin për specializim të cilin është dashur ta paguajnë.

Me sjelljen e këtillë, i akuzuari ka shkaktuar dëm të drejtpërdrejtë të buxhetit të Fakultetit stomatologjik në Shkup në shumë prej 55.000 euro në kundërvlerë denarë.

Lajme të ngjashme

Back to top button