fbpx

Tmerri vazhdon: Studentët e konviktit Goce Dellçev nuk kanë ashensor

Në konviktin “Goce Dellçev” në Taftalixhe, ndërtesë me 14 kate, një muaj nuk punon ashensori, ankohen studentët që qëndrojnë në konvikt. Ata thonë se kanë informuar drejtuesit e konviktit por ende nuk ka asnjë përgjigje.

Studentët thonë se në një nga ndërtesat nuk ka as ujë të ngrohtë, nuk ka as ushqim, ndërsa në dyqanet me kupona nuk ka asgjë për të blerë.

“Me rëndësi të ketë tablet për studentët, nuk është me rendësi qe ne ngjitemi shkallëve 14 kate në këmbë dhe nuk kemi ujë të ngrohtë”, deklarojnë studentët.

mkd-197526

mkd-197527

Lajme të ngjashme

Back to top button