Nga hekur-mbledhës rrugor deri te euro-mbledhës

Gjendja aktuale ekonomike në Maqedoni  korespondon plotësisht  me  titullin e  lartë përmendur. Gjendja momentale ekonomike akoma ngelë shum e dobët siç shifet nuk u përmisue nga  premtimet  shumë vjeçare për një ardhëmëri  fatlume në përmisimin e gjendjes  së  mjerueshme  të  standardit  jetësor  të popullatës, dëshira ngeli  vetëm  dëshirë  e  shkretë  e popullatës.

Gjerë   te  titulli  i  lartë përmendur  relativisht  lehtë  mundë  të  arihet, kushtimisht  duhet  të  bëhen  disa  ndryshime me  prioritet  parësor edhe  atë në  sistemin  shkollor. I  gjithë  sistemi  shkollor  menjëherë  duhet  të  braktiset, sepse  është  i  kopjuar  nga  sistemi shkollor Sovjetik  edhe  ate  nga ana e reformatorit  Edward  Kardelj  në  kohën  e reformave  shkollore  të Jugosllavisë . Ky  sistem i atëhershëm  ka qenë i  dedikuar  me  qëllim  që të ngritë  dhe  të reprodukojë  kuadro  administrativë  dhe   njëkohësishtë  të  ngritet  ideologjia  komuniste  që  të  ndikojë  në ruajtjen e Vëllezërim Bashkimit  mbrenda republikave Jugosllave. Ky  sistem  shkollimi  ishte  i arsyeshëm  për  shtetet  relativisht  të  mëdhaja dhe me shumë  republika.

Në kushtet  e  pluralizmit  ky  koncept  është  i tejkalumë  dhe i vjetrum, nuk  jepë  përgjigje për sfidat  e  kohës  për  një  përparim të  cilin e kërkon shoqëria  për tu integruar në proçeset tekniko teknologjike, dhe  në pjesëmarjen e  ndarjes  ndërkombëtare  të  punës. Prandaj  ky  sistem duhet  të braktiset, sa më shpejtë nga sistemi  juridiko legjislativ- kushtetues, si kategori obliguese shkollim të domësdoshëm të popullatës.   Sepse  do të  gjenerojë  vazhdimishtë  kriza  të  mëdhaja  në mos  gjetjen optimale të  modeleve  përparimtare të cilat dota risin gjendjen socio ekonomike e favorizuar për suksese pozitive.

Me këtë  sistem  shkollor  tek  ne janë profiluar për afërsisht  një  e treta e të diplomuarëve  me njohuri ekonomiko-juridike në frymën teorike pa përvoja  konkrete  praktike. Po ata kuadro  do të presën inkuadrim në sektorin shtetëror,  nëpër  zyrat  të cilat janë të stërmbushura me këto kuadro, duke pritur disa vite të inkuadrohen në vende pune adekuate gradualisht humbin nga dituritë e aritura gjatë studimeve dhe nuk e ndjekin trendin e kohës.

Janë bë përpjekje  për të dalë nga ky kaos i shkollimit , janë bë reforma të gabueshme pasi nuk e kanë braktisur gjenezën ideore të këti sistemi, me prerje sipërfaqësore nuk është aritur deri te palca e trungut, dhe trungu përsëri ka pjellë të njejtat modele.

Ky  sistem si model, tërësisht duhet të largohet nga përdorimi, dhe të kopjohet  sistemi  shkollor i Zvicrës, pasi që ky sistem  është kompatabil për kushtet e popullatës dhe konfiguracionit gjeodemografik, sepse tek ne mungon profili  i ekspertëve zejtarë dhe teknikë, të cilët do të marin pjesë direkt në zhvillimin ekonomik, në prodhim dhe direktë do ta ngritin proçesin tekniko teknologjik. Qenësore është ky profil për t’iu përgjigjë direktë resurseve natyrore për eksploatim dhe njëkohësishtë të bëjë lidhjen në mes tyre për të prodhuar të mira, të cilat indirektë e ngritin standardin jetësor njëkohësisht e inkuadrojnë edhe pjesën tjetër pasive në prodhim.

Momentalishtë eshaloni i kuadrit me shkollim të mesëm  është jashtë proçeseve prodhuese, apo i  punësum  në vende të gabuara dhe e këputë  verigën zhvillimore.

Në vendet Europiane këto kuadro zejtaro teknik paraqesin kurizin zhvillimor të ekonomisë, spse proçesi i prodhimit fillon nga këta poashtu edhe mirëmbatjen e organizon ky kuadër.

Deri te realizimi dhe implementimi i këti proçesi të madhë duhet të kalojnë shumë  vite.

Poqese  fillon që nga ky vitë  do të duhet të kalojnë  dymbëdhjetë vite shkollimi , periudhë shumë e gjatë.

Skepticizmi se dotë arihet sukses do të jetë i realshëm, por këto pengesa kohore janë të studiuara nga timi  i ekspertëve  akademik të kuadrit shkencorë të PPD-së dhe janë inkorporuara në platformën programore të PPD-së , dhe është e sajuar detalishtë në mënyrë të sofistikuar për të ardhur deri te zgjidhja optimale. ZGJIDHJE  TASH . Zgjidhje graduale pa shkaktuar pakënaqësi  te sektori administrativ. Të zvoglohet numri i administrtatës shtetërore me qëllim të shkarkohet buxheti. Të mos angazhohen mjete qarkulluese në kapital të vdekur, mjetet qarkulluese të investohen në qarkullim me tendencë të hapen vende të reja pune. Investimet kryesisht të bëhen nga sektori afarist vendorë, të mos jepen përparësi investitorëve të jashtëm  sepse përvoja e shumë  shteteve tregon se mundë të japë efekte negative në udhëheqësinë e shtetit  ka  gjasa të  instalohet  faktori i jashtëm në aparatin shtetëror. Kuadri i ekspertëve ekonomik të PPD-së  kanë ardhur deri tek zgjidhja, duke i analizuar disa ekonomi botërore të cilat kanë pak  ngjashmëri me të Maqedonisë, të cilët shtete kanë bë zhvillim të hovshëm ekonomik. Të hapen reparte prodhuese të cilat do të kenë lidhëshmëri  dhe të korespondojnë me pregaditjen kadrovike të popullatës, të ndahet vendi në regjione me pasuri natyrore të cilat dominojnë dhe në  regjionet  tjera të mos prodhohen prodhime të njejta me qëllim  që të  mos  konkurojnë me prodhime të njejta në mes  vehti. Kapacitetet  eksistuese  të shqyrtohen në bazë të bilanceve pozitive dhe të avancohen në dyfishimë të prodhimit. Analizat  duhet të jenë objektive dhe të trajtohen barabartë duke mos i favorizuar në përkatësi  etnike sepse ekonomia   drejtohet   me ligje natyrore, nuk njeh forma tjera, çdo vendim subjektiv është humbje dhe reciklim i përvojave paraprake.

Disa prodhime vendore kanë potencial  të ngriten  në brende  dhe  të plasohen në tregun  botërorë. Për tu aritur deri te pushtimi  i tregjeve  botërore  duhet  të kualifikojmë kuadro  promotorë  botërorë  të  cilët  do ta plasojnë  prodhimin  e  vendit  duke e  raklamuar në qendrat botërore nëpër mes panaireve

Këto  kuadro  duhet  të  zgjidhen të aftë nga natyra dhe të trajnohen nëpër qendra trainimi botëror të menaxhimit  për  tregti të jashtme.

Në  platformën  programore  të  PPD-së  është i përpunuar  detalishtë  projekti  për  plasmanin e prodhimeve dhe në  cilat  shtete  ku ka  kërkesë për  prodhimet , parametri  kryesor i ekonomisë, oferta dhe kërkesa janë  të analizuara dhe maksimalishtë të harmonizuara me qëllim që të mos ndodhë  debakëll  ekonomik.

Këto  sublimime janë vetëm një nga shumë pikat e platformës ekonomiko zhvillimore . Do të shpalosen gradualisht para qytetarëve në formë të takimeve dhe debateve si dhe synimet tjera konkrete  për ta ngritë  standardin jetësorë  të qytetarëve tanë. Japim  garanca  shpresëdhënëse për dalje nga kriza ekonomike  aktuale , e sedimentuar disa  dekada, eksistojnë  parakushte  për një jetë të lumtur këtu, PPD-ja do ti paraprije zhvillimit ekonomik me qëllim që të pasurohen qytetarët e vet.

Autori është kryetar  i  PPDsë, Nexhat Bexheti, Tetovë

Lajme të ngjashme

Back to top button