Diplomati Feith në Shkup, bisedohet për çështjen e Marrëveshjes së Ohrit

Pa i lajmëruar aspak gazetarët, diplomati Piter Feith ka ardhur dje në Shkup dhe i ka ftuar për t’i dëgjuar përfaqësues të partive politike në Maqedoni rreth implementimit të Marrëveshjes së Ohrit. Debatin e kishte organizuar Sekretariati për çështje evropiane dhe instituti europian për paqe, por bisedat kanë qenë të mbylluara për publikun. Organizatorët theksojnë se në këtë fazë vetëm është biseduar për raportin e implementimit të Marrëveshjes së Ohrit.

Në hotelin “Holidei Inn” kanë qëndruar Musa Xhaferri dhe Fatmir Besimi nga BDI0ja, Ilia Dimovski nga VMRO-DPMNE-ja dhe nga LSDM-ja Frosina Remenski.

Por askush prej tyre ska dashur të japë ndonjë deklaratë se për çfarë po bisedohet me Feithin.

Diplomati Feith është mediator senior në Inastitutin europian për paqe. Instituti është partner i pavarur i BE-së dhe Europës, i cili e zbaton agjendën globale të paqes nëpërmjet ndërmjetësimit dhe dialogut joformal. Instituti udhëheqë edhe multi-diplomaci dhe vepron si mjet i jashtëm, si mbështetës i BE-së, atje ku unioni ka ndikim të kufizuar.

Por emri i Piter Feithit ka shkaktuar shumë interes në Maqedoni, pasi ai ishte i kyçur direkt për ndërprerjen e Konfliktit të vitit 2001. Ai është një diplomat me përvojë, ishte përfaqësues i BE-së në Kosovë kurse ka qenë edhe në funksione të larta në BE dhe NATO.

Piter Feith u fol se mund të jetë një ndër ndërmjetësuesit e BE-së për krizën politike në Maqedoni, por qeveria e Maqedonië dhe kryeshefi i diplomacisë Poposki ishin kategorik kundër që ai të marrë një rol të tillë.

Lajme të ngjashme

Back to top button