Marrëveshja politike, çfarë të presim nga liderët në Maqedoni?

Komisari për politikë evropiane fqinje dhe negociata për zgjerim, Johanes Han pas takimit me liderët deklaroi se zgjedhjet e parakohshme janë caktuar për vitin e ardhshëm në muajin prill.

Njohësit e çështjeve politike vlerësojnë se me këtë dakordim të liderëve nuk është zgjidhur kriza politike në vend, por se një proces i tillë ka filluar dhe është pikëpyetje nëse arrihet një rezultat efektiv për t’i dhënë fund krizës në vend.

Analisti politik Petar Arsovski për Portalb thotë se shpreson që me 10 qershor do të arrihet ndonjë marrëveshje, por prapë nuk jam aq i sigurt që do të ndodh një gjë e tillë

“Kriza politike sipas mendimit tim ende nuk ka përfunduar edhe pse janë bërë lëvizje dhe bisedimet kanë ecur drejt zgjidhjes. Shpresojmë që me 10 qershor do të arrihet ndonjë marrëveshje, por prapë nuk jam aq i sigurt që do të ndodh një gjë e tillë”, tha Arsovski.

Si shtoi se megjithatë nëse organizohen zgjedhje ndryshe nga të kaluarat, fer zgjedhje atëherë ato do të pranohen nga të gjithë dhe do t’i jepet fund krizës politike.

“Tezat kryesore si duket të opozitës janë pranuar dhe është vendosur që të ketë zgjedhje në muajin prill, por këto zgjedhje të jenë të lira dhe të organizuara ndryshe nga vitet e kaluara. Duhet të jenë fer zgjedhje që të pranohen nga të gjith duhet të jenë demokratike me qëllim që të kthehet legjitimiteti në vend. Nëse është kështu atëherë ato zgjedhje do të pranohen nga të gjithë dhe do të përfundojë kriza politike që ka kapluar prej kohësh Maqedoninë”, shtoi Arsovski.

Nga ana tjetër aktivisti i Civil, Xhabir Deralla thotë se kjo marrëveshjeve që u arrit në Shkup është pak e dyshimtë sepse vet kompozimi i liderëve që marrin pjesë është jo efikas pasi që bëhet fjalë për një përfaqësues të opozitës dhe tre përfaqësues të qeverisë korruptive.

“Filloi numërimi kohës deri në takimin final të liderëve në Bruksel. Kurse marrëveshja që u arrit në Shkup është pak e dyshimtë sepse vet kompozimi i liderëve që marrin pjesë është jo efikas pasi që bëhet fjalë për një përfaqësues të opozitës dhe tre përfaqësues të qeverisë korruptive, dhe ata janë Gruevski Ahmeti dhe Thaçi. Në tavolinë ulën njerëz kredibiliteti i të cilëve është zero”, tha Deralla.

Ai shtoi se BE duhet të ftonte edhe organizatat qytetare në bisedime pasi që ato ishin nxitëset e para të frymës demokratike në vend.

“Në bisedime BE nuk ftoi edhe organizatat qytetare edhe pse ato insistuan, sepse ato ishin që me protesta me demonstrata i dhanë frymë demokratike kësaj pranvere. Gruevski me në fund më duket se e kupto realitetin dhe dalë ngadalë është duke u dorëzuar, por ai dhe grupa e tij ende janë të aftë që të provokojnë situata eksplozive, dhunë dhe presion agresiv nga popullatës. Duhet të mos harrojmë se ai ende është duke e kontrolluar të gjithë sistemin shtetëror. BE duhet të insistojë më shumë, të dëgjojë zërin e qytetarëve që rënkojnë për demokraci andaj duhet të përshpejtohet procesi i bisedimeve dhe të zgjidhet kriza politike në vend”, shtoi Deralla./ Portalb

LEXO: Ahmeti sqaron detajet për marrëveshjen e arritur me ndërmjetësim të komisionerit Han
LEXO: Zaev: Nëse nuk largohet Gruevski, nuk pranojmë marrëveshjen për zgjedhjet
LEXO: Gruevski komenton mundësinë e zgjedhjeve të parakohshme

Lajme të ngjashme

Back to top button