BDI përkrah kompromisin e arritur

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim,  Ali Ahmeti, ka pritur në selinë e partisë në Tetovë Ambasadorin e Slovenisë, Branko Rakovec.

Në takim u diskutua rreth përpjekjeve për ta zgjidhur krizën politike në vend, situatën e sigurisë, çështjen e emrit dhe integrimin EuroAtlantik.

Kryetari Ahmeti theksoi rëndësinë e arritjes së marrëveshjes politike midis liderëve të katër partive më të mëdha në vend me ndërmjetësim të komisionerit Hahn dhe Ambasadorëve të SHBA dhe BE në Shkup.

Është shumë e rëndësishme që të gjitha palët e pajtuan rreth një kornize për ta nisur zgjidhjen e krizës poltike dhe kjo marrëveshje është fillimi i tejkalimit të situatës së vështirë në vend.

  1. Ahmeti shprehu bindjen që të gjitha palët do të janë konstruktive dhe do të bëjnë përpjekje për ta realizuar marrëveshjen e kompromisit të cilën e mbështetëm të gjithë sëbashku.
  1. Ahmeti theksoi që marrëveshja e arritur mundëson adresimin e shqetësimeve, por edhe rikthimin në agjendën prioritare të vendit tonë, atë të integrimit në NATO dhe BE nëpërmjet të arritjes së zgjidhjeve të çështjeve me fqinjët tanë si dhe zhvillimit të marrëdhënieve të shëndosha ndëretnike.

Në lidhje me situatën e sigurisë pas incidentit në Kumanovë, Kryetari Ahmeti theksoi nevojën për bashkëpunim të afërt rajonal dhe në veçanti midis drejtorive të sigurisë midis Kosovës dhe Maqedonisë në mënyrë që të hetohet drejt ky rast dhe e vërteta të del në shesh.

Lajme të ngjashme

Back to top button