“Daily Mail”: Riviera shqiptare, një pjesë e panjohur e parajsës

Shqipëria është renditur ndër vendet me plazhet më të bukura në Mesdhe, sipas një klasifikimi të bërë nga prestigjiozja britanike “Daily Mail”. Në një artikull të publikuar këtë të mërkurë, gazeta rendit vendet që sipas saj, janë mahnitëse dhe arrihen vetëm me 347 hapa.

Sipas prestigjiozes britanike, ishujt Jonian ofrojnë disa nga bukuritë më mahnitëse me rërë të mrekullueshme, rrethuar nga shkëmbinjtë gëlqerorë. Ndërsa Riviera shqiptare cilësohet “një copëz pak e njohur e parajsës, e injektuar me ndikimin lokal etnik grek”‘.

“Daily Mail” ndalet në plazhin e Himarës, për të cilin shkruan se ky rajon i Rivierës shqiptare është i mbushur me plazhe me rërë të bardhë, ullinj dhe agrume, me arkitekturë mahnitëse nga periudha e Bizantit. Në Himarë, thuhet në artikull, ka një popullsi kryesisht etnikisht greke, ndërsa theksohet se kultura është e ruajtur në qytetin e vjetër dhe kjo vihet re edhe nga prania e tavernave greke në zonë.

“Shijoni një perëndim në detin Jon dhe do të mrekulloheni nga malet e Llogarasë mbi 2000 metër të lartë në verilindje”, – shkruan Daily Mail.

Lajme të ngjashme

Back to top button