Monumenti i Nënë Terezës në Sarajevë

Nesër në Sarajevë, në lagjen Marin Dvor përurohet shtatorja e shenjtores Nënë Tereza – Gonxhe Bojaxhiu. Ideja dhe koordinimi i kësaj vepre ka qenë e këshilltarit të presidentit të Shqipërisë për rajonin e Ballkanit, Flamur Gashi.

Ndërsa realizimi artistik i shtatores së Nënë Terezës ka qenë vepër e skulptorit shqiptar Pjerin Kolnikaj. Kjo skulpturë paraqet shenjtoren shqiptare Nënë Tërëza me një fëmijë dhe më rruzare në duar. Po ashtu, të shtunën, Papa Françesku do të “pritet” në Sarajevë nga Nënë Tërëza. Ndërkaq, sponsor i kësaj vepre është shqiptari nga Amerika Marash Kol Nucullaj.

Po ashtu, për  vlerat dhe domethënien e shenjtores do të flet z. Gashi.

/Portalb, Dijana Gj. DUKAJ

Lajme të ngjashme

Back to top button