Sela: Maqedonia funksionon vetëm mbi bazën e paqes afatgjate mes shqiptarëve dhe maqedonasve (VIDEO)

Ziadin Sela, kryetar i Lëvizjes për Reforma mbrenda PDSH-së, shprehet se Ali Ahmeti e Menduh Thaçi nuk perfaqësojnë interesat e shqiptarëve, në një intervistë për emisionin Rrokum Roll. Ai thotë se ata dy dejure kanë një farë legjitimiteti, por defacto e kanë humbur me ngjarjen në Kumanovë.

Sela thotë se Maqedonia mundet të funksionojë vetëm mbi bazën e paqes afatgjate mes shqiptarëve dhe maqedonasve sepse janë dy popujt më të mëdhej në Maqedoni. Ai thekson se Lëvizja për Reforma mbrenda PDSH-së lufton për ta fituar legjitimitetin duke shtuar se ai synon të bëjë një bllok opozitar shqiptar unik por jo të hyjë në Qeveri pa mos u realizuar të drejtat e shqiptarëve në Maqedoni.

Lajme të ngjashme

Back to top button