Horoskopi ditor, e shtunë 6 mars 2021

Dashi
Jeta juaj ne çift do jete shume here me e mire sot. Shfrytëzojeni sa te mundni çdo moment sepse rralle vijnë dite te tilla. Beqaret do njihen me persona interesante kur te shkojnë ne kinema, ne teatër apo ne ndonjë feste me miqtë. Për financat do jete dite e stuhishme. Qëndroni me këmbë ne toke dhe merrni sa me pare masat e duhura.

Demi
Respektojini mendimet e tjetrit gjate gjithë kësaj dite nëse doni qe gjithçka t’iu ece si keni dëshiruar. Kënaqësitë dhe emocionet do jene te njëpasnjëshme. Beqaret duhet te këshillohen me disa miq para se te hedhin hapa me rëndësi. Ne planin financiar do ketë goxha ndryshime pozitive. Do jeni te matur me shpenzimet dhe problemet nuk do ekzistojnë.

Binjaket
Sektori i dashurisë do jete i lidhur ngushte me yjet gjate kësaj dite. Nëse ato ndikojnë negativisht, problemet do jene te njëpasnjëshme. Beqaret do marrin deklarata te forta dashurie te cilat do i bëjnë te emocionohen pa fund. Shfrytëzojini sa te mundeni. Ne planin financiar do e përkeqësoni me dorën tuaj situatën sepse do kryeni disa shpenzime te pamenduara.

Gaforrja
Nëse jeni ne një lidhje prej shume kohesh, asgjë nuk mund ta trazoje atë. Nga ana tjetër nëse keni pak kohe qe jeni çift dhe keni pasur disa mosmarrëveshje, situata mund te përkeqësohet mjaft. Beqaret do jene gjithë ditës ne kërkim te princit te kaltër, por nuk do arrijnë dot ta gjejnë atë. Financat nuk do jene te këqija sepse ju do e dini mire sa para te shpenzoni dhe sa te hiqni mënjanë.

Luani
Marrëdhënia ne çift do jete goxha e tendosur gjate kësaj dite. Nuk do merreni vesh për asgjë me partnerin tuaj dhe do kërkoni vetëm t’i qëndroni larg atij. Beqaret duhet te bëjnë atë qe do ju thotë zemra nëse duan vërtet te krijojnë një lidhje afatgjate. Mos ju besoni shume te tjerëve. Gjendja e financave do jete delikate dhe kjo do ju beje te jeni gjate gjithë kohës ne ankth.

Virgjeresha
Marrëdhënia me partnerin do filloje te përmirësohet gjate kësaj dite. Do e bindni atë te beje ato qe doni ju dhe do ja kaloni për mrekulli se bashku. Beqaret do kenë dashuri me shikim te pare ne momentin qe me pak e presin. Gjithçka ka për t’iu ndryshuar njëherë e mire. Edhe buxheti do jete i qëndrueshëm dhe mund te kryeni investimet e menduara prej kohesh.

Peshorja
Duhet ta shmangni sa me shume qe te mundeni rutinën gjate kësaj dite sepse ajo mund te jete mbytëse dhe mund t’iu sjelle probleme serioze. Beqaret do jene te vendosur te kalojnë çdo lloj sfide vetëm qe te arrijnë ta bëjnë për vete princin e kaltër. Ne planin financiar fati do ju buzëqeshë gjate gjithë ditës. Do hiqni para mënjanë dhe do kryeni edhe investime.

Akrepi
Do pajtoheni me ne fund me partnerin tuaj sot dhe do filloni te programoni te ardhmen. Gjithçka do jete me ndryshe nga me pare. Beqaret do dashurohen koke e këmbë me një person qe ka kohe qe ju qëndron pranë dhe qe i ka ndihmuar te arrijnë rezultate te mira ne pune. Ne planin financiar nuk duhet te ndërmerrni rreziqe sepse mund te keni probleme.

Shigjetari
Planetët do e trazojnë tej mase sot jetën tuaj ne çift dhe asgjë nuk ka për t’iu ecur ashtu si keni dëshiruar. Kujdes me çdo fjale qe do thoni. Beqaret do ndihen te lodhur dhe nuk do kenë aspak dëshirë te dalin e te njihen me persona te rinj. Ne planin financiar bëni ato qe do ju këshillojnë specialistet sepse vetëm ne këtë mënyrë gjerat do stabilizohen.

Bricjapi
Tregohuni sa me te arsyeshëm sot me atë qe keni ne krah nëse nuk doni te keni probleme. Ne disa momente ai nuk do jete ne humor dhe mund te mërzitet me gjerat me te vogla. Beqaret do jene sharmante dhe do mund ta gjejnë princin e tyre te kaltër. Marsi do ua qartësojë mendimet sot ju te dashuruarve dhe do ju nxite te tregoheni te matur me shpenzimet.

Ujori
Mos e provokoni partnerin tuaj sot dhe nga ana tjetër bëni shume kujdes me xhelozinë. Ato mund ta prishin brenda pak minutash gjithë atë qe keni ndërtuar deri me sot. Beqaret duhet te përgatiten për te ndryshuar statusin. Mundësitë do jene te shkëlqyera. Ne planin financiar do bëni te pamundurën qe ta mbani gjendjen te stabilizuar dhe do ja dilni mbanë.

Peshqit
Dite mjaft harmonike kjo e sotmja për ata qe janë ne një lidhje. Shfrytëzojeni çdo moment deri ne maksimum sepse keni për te përjetuar ndjesi te veçanta. Beqaret nuk do e kenë mendjen tek krijimi i një lidhjeje, por papritur dikush do i beje te ëndërrojnë. Planetët do ua ndriçojnë mendimet dhe do dini si te silleni me te ardhurat. Nuk do kaloni aspak vështirësi.

Lajme të ngjashme

Back to top button