Samsung Galaxy Tab S2 është tableti më i hollë në botë!?

Tableti i ri i Samsung mund të jetë tableti më i hollë i prodhuar nga kompania jugkoreane si dhe tableti më i hollë i mundshëm që ekziston në treg.

Samsung Galaxy Tab S2 thuhet se ka rrjedhur online me detaje që e bëjnë atë shumë më interesant sesa paraardhësit e tij.
Sipas Telecommunication Equipment Certification Center në Kinë, Tab S2 do të ketë dimensione 198mm x 134mm x 5.4mm. Paramendoni, vetëm 5.4mm i hollë.

Nëse del të jetë kështu, ky model do të jetë edhe më i hollë se iPad Air 2 që është me 6.1mm, dhe gjithashtu edhe më i hollë sesa modeli që e mban rekordin e hollësisë, 6.0mm Dell Venue 8 7000.

Sipas burimeve, ekrani i tij do të jetë me 1536 x 1048 piksel, në 8- ose 9.7-inç.

Performancat e tjera të tij do të përfshijnë edhe procesorin me 1.9GHz Samsung Exynos octa-core, 3GB RAM dhe Android Lollipop. (Telegrafi)

Lajme të ngjashme

Back to top button