Gostivari barazoi me Turnovën, humbje për Zajazin dhe Veleshtën

Edhe pse ekipi i Horizont Turnovës ishte si favorit në duelin e balotazhit për inkuadrim në Ligën e Parë kundrejt Gostivarit, kështu nuk ka ndodhur në fushë. Gostivari ka marrë një barazim shumë me vlerë 1:1 në ndeshjen që e ka luajtur si mysafire.

Gjeorgjiev ishte ai i cili e hapi rezultatin 1:0 në minutën e 22-të, ndërsa Nurishi ka barazuar për Gostivarin në minutën e 55-të. Ndeshja e kthimit do të luhet pas katër ditëve.

Ndeshjet e balotazhit për Ligën e Dytë, kanë qenë me rezultat negativ për dy ekipet shqiptare, Zajazin dhe Veleshtën, të cilat kanë pësuar disfata me rezultat identik 4:1. Zajazi u mund nga Euromliku, në një ndeshje ku ekipi shqiptarë nuk ishte aspak e kënaqur nga referimi, ndërsa Veleshta e pësoi nga skuadra e Lubancit. Edhe Pobeda është shumë afër kthimit në Ligën e Dytë, pasi me po të njëjtin rezultat 4:1 e ka mundur Bellasicën. / Portalb /

Lajme të ngjashme

Back to top button