Maqedoni, dënimet gjyqësore përcaktohen varësisht nga etniteti i kryerësit të veprës

Gjykata ka vepruar në mënyrë selektive gjatë shqiptimit të dënimeve për të akuzuarit e protestave për rastin “Monstra”, protestave në lagjen Gjorçe Petrov dhe atyre të fundit para qeverisë më pesë maj, vlerëson eksperti juridik, Afrim Osmani. Me këtë gjykata ka shkelur Kushtetutën dhe Ligjet e Maqedonisë, duke miratuar vendime politike dhe në baza etnike, njofton RTVM.

Gjykata, si pushteti i tretë, ka shkelur të gjitha konceptet demokratike të një shteti që për të njëjtën vepër penale pjesëmarrje në turmë dhe prishje të rendit dhe qetësisë publike të shqiptojë vendime të ndryshme.

Në këtë rast protestuesit e rastit “Monstra” u dënuan me dënim maksimal 3 vite, ndërsa palës tjetër, që mori pjesë në protestat e pesë majit, iu shqiptua dënim minimal i paraparë me ligj, 3 muaj me kusht.

“Unë mendoj se RM-së ka ra prej provimit për arsye se shteti juridik, drejtësia selektive dhe Bashkimi Evropian janë koncepte të ndryshme, d.m.th. shteti juridik shkon bashkërisht me drejtësinë joselektive. Në këtë drejtim na flasin edhe shumë raporte të institucioneve më relevancë ndërkombëtare, si Këshilli i Evropës, Stejt Departamenti, por edhe institucione tjera ndërkombëtare shpeshherë gishtin e drejtojnë tek institucionet e RM-së, tek gjykata, me theks të veçantë në pavarësinë, paanshmërinë, si dhe në influencën e jashtme që u bëhet gjykatave. Në këtë drejtim lirisht mund të them se vendimet janë marrë në baza etnike, politike apo fetare”- deklaroi eksperti juridik, Afrim Osmani.

Avokati mbrojtës i disa të akuzuarve në protestat për rastin “Monstra”, Asmir Alispahiq, thotë se vendimet gjykata i jep në mënyrë selektive edhe pse bëhet fjalë për vepra të njëjta.

“Personat që u akuzuan për protestat e rastit “Monstra” morën dënime maksimale prej tre vitesh, për të cilët kam thënë dhe them se janë të pafajshëm, ndërsa vazhdojnë të mbajnë dënimin me burg. Pas një kohe shohim se edhe sot akuzohen persona për të njëjtën vepër penale, për protestat para qeverisë. Përvoja gjatë këtyre dy javëve kur po zhvillohet procesi gjyqësor për këto, mund të vërehet se gjykata sa i përket kësaj vepre penale nuk ka barazuar praktikën gjyqësore që për të njëjtat vepra penale të japë vendime të njëjta apo të ngjashme. Grupi i protestuesve para qeverisë u  dënuan me dënim minimal 3 muaj më kusht, përveç njërit me dhjetë muaj burg, por që i njëjti u lirua nga paraburgimi”- tha avokati, Asmir Alispahiq.

Protestuesit e akuzuar, që morën pjesë në protestat për rastin “Monstra”, gjithashtu u dënuan në shumë prej rreth 26 mijë euro për dëmin material shkaktuar objektit gjyqësor, ndërsa për protestuesit e fundit as që u diskutua për ndonjë dëmshpërblim material për godinën qeveritare apo ndonjë dëm tjetër.

Edhe protestuesit në lagjen Gjorçe Petrov, ku shkaktuan dëme të mëdha materiale, u dënuan vetëm me kusht dhe askush nuk po flet se kush duhet tua paguaj dëmin e shkaktuar qytetarëve shqiptarë të cilëve iu dogj prona.

Lajme të ngjashme

Një koment

  1. O Populli im Shqiptar për kët se gjykata në IRJM ësht kështu fajtor është Aliu dhe Menduhi kemi shum Shehita,Dëshmor dhe invalid të luftës për të drejtat e Shqiptarëve ku dhe u nënshkruan në Ohër por këta udhheqës të Partive me bashkëpuntorët e vet i tradhëtun kombin dhe Shehitat/Dëshmorët, për Denar të letrës. Pisa, pisa, pisa turp Zot ju Denoft.

Back to top button